Prokurorët në Hagë:
Mlladic ideoi spastrimin etnik

Prokurorët në Hagë: <br />Mlladic ideoi spastrimin etnik
HAGE- Prokurorët e Hagës kanë deklaruar sot në procesin kundër ish-gjeneralit serb të Bosnjës Ratko Mlladic se provat tregojnë se ai “ka bërë fushatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë”.

Prokurori Dermot Grum tha se Mlladic ka udhëhequr fushatën për krijimin e “Serbisë së Madhe”. “Katër ditë më parë janë bërë dy dekada që kur Ratko Mlladiqi është bërë komandant i shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe. Në atë ditë, Mlladiqi ka nisur pjesëmarrjen e tij të plotë në një orvatje kriminale, që tashmë ishte në progres. Në atë ditë, ai ka nisur realizimin, përmes fuqisë ushtarake, të qëllimeve kriminale për pastrim etnik të Bosnjës”, ka thënë Grum.

Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Malldiq, sot u paraqit para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, i akuzuar për gjenocid dhe për udhëheqje në vrasjen e afro 8 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë, më 1995, që është cilësuar si masakra më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse ai mohon çdo akuzë. Ai u arrestua në majin e vitit të kaluar, thuajse tre vjet më vonë arrestimit të udhëheqësit politikë të Bosnjes gjatë luftës Radovan Karaxhiçit. Ekspertët thonë se Ratko Mlladiç duhet të ketë pasur mbështetje mes ushtrisë serbe dhe shërbimeve sekrete që arriti të shmangte arrestimin e tij për disa vite. Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur akuzat ndaj tij dhe aleatit të tij Radovan Karaxhiç që në vitin 1995.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme