Dy prokurorë të krimeve të rënda zbarkojnë në banesën e Ruzhdi Arishtës, aty ky mbrëmjen 2 tetorit u ekzekutua specialisti i focave të ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër Simon Gjeta, tashmë Dëshmor i Atdheut.
Dy prokurorë Behar Dibra dhe Besmir Hajdarmataj kanë administruar provat materiale në terren, si dhe planin operacional të policisë së Shkodrës që u nis në një aksion për arrestimin e Arishtës, i cili më parë kishte plagosur fqinjin për shkak të një gardhi midis banesave.
Hetuesit kanë mundur të administrojnë mbi 100 gëzhoja në dyshemen e banesës së Arishtës, ndërsa të pashpërthyera janë gjetur dhe dy granata luftarake. Hetimet për humbjen e jetës së komandant Gjetës janë të hapura dhe pritet që në pak ditë akuza të dalë në një konkluzion nëse ka patur apo jo shkelje të rregullores që përcakton plani operacional për arrestimin e keqbërësve me rrezikshmëri të lartë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com