Prokurorët refuzojnë të ikin, Ndreu:
Po humbin privilegjet, si s'kanë turp

Prokurorët refuzojnë të ikin, Ndreu:<br />Po humbin privilegjet, si s'kanë turp<br /><br>
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu lëshon të tjera akuza, por këtë herë në adresë të prokurorëve të cilët nuk pranojnë largimin nga institucioni pavarësisht vendimit të marrë nga Kryeprokurorja Arta Marku. 

Pasi thumboi kryeministrin Rama ditën e mbledhjes së Asamblesë së PS në 100 ditëshin e parë të qeverisë, ku u shpreh se e vetmja arritje ishte ruajta e tepsisë, duke akuzuar se administrata është plot me punonjës të LSI-së, sot Ndreu flet për privatizim të institucioneve dhe i referohet pikërisht ish-prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina dhe bashkëshortes së tij, drejtore në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. 

Gina nuk pranon të lëshojë zyrën në Elbasan, ndërsa bashkëshortja e tij ka paditur në Gjykatën, Prokuroren Arta Marku. "Gruja drejtore qendrore, burri drejtues lokal ! A quhet privatizim institicioni ky ?! Pastaj normal qe keta jane ne rregull menderisht se ju humben privilegjet ndersa ajo qe shkaterron kete sistem tribal nuk eshte ! Si skane turp qe dalin ne kamera duke fole brockulla?!", shkruan deputeti i PS, Pjerin Ndreu. 

Deputeti socialist ka qenë i ashpër ditët e fundit edhe me ministrat e qeverisë dhe zyrtarët e administratës pasi sipas tij janë lënë në harresë ata që votuan dhe mbështetën projektin e PS për të qeverisur e vetme. "Ca qeveritar-uce kanë harruar se kush i ka sjellë dhe i mban në pushtet", shkruante në rrjetet sociale Pjerin Ndreu tre ditë më parë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë