Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit Tiranë Shkëlqim Hajdari, nuk tërhiqet nga beteja për tu rikthyer nga Shkodra sërisht në Tiranë. Hajdari,nëpërmjet një padie civile i është vënë kundër kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, duke kërkuar nga Gjykata Administrative të nxjerë si të papajtueshëm me ligjin për Prokurorinë e Përgjithme, transferimin e tij nga Prokuroria e Apelit në Tiranë në prokurorinë e Shkodrës.
Në padinë civile prokurori Hajdari pretendon se janë shkelur një sërë kriteresh ligjore dhe për pasojë ai kërkon që vendimi i Llallës për ta transferuar dhe dekreti i presidentit Nishani, të dalin nul.
Mësohet se në padinë civile, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit Tiranë ka renditur dhe konflikt verbal dhe më pas fizik mes tij dhe kryeprokurorit Llalla, ku sipas Hajdarit ka qënë kryeprokurori ai që e ka qëlluar me grushta atë, që në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Apelit. Kjo përplasje fizike, ngrihet si argument nga Hajdari, i cili pretendon se pikërisht transferimi i tij është hakmarje e hapur e kryeprokurorit Llalla.Hajdari pretendon se transferimi i tij nuk ka lidhje me ngarkesën e punës apo profesionalizimin por arsyeja e vetme është hakmarja personale e kryeprokurorit Llalla.
Hakmarja e Llallës
Në 10 dhjetor 2015 kryeprokurori Adriatik Llalla hakmerret ndaj prokurorit Shkëlqim Hajdari, duke e transferuar nga Tirana në Shkodër. Kjo lëvizje e Llallës, vjen nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, anëtarët e të cilit i kanë propozuar Llallës që Shkëlqim Hajdari,me një karrierë prej rreth 18 vite si prokuror në Tiranë, të transferohet nga Prokuroria e Apelit të Kryeqytetit në prokurorinë e Shkodrës. Pikërisht në këtë prokurori Hajdari është i thjeshtë. Transferimi i prokurori Hajdari vjen 1 vit pas përplasjes fizike me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili gjatë një mbledhje në 3 tetor të 2014 goditi me grusht prokurorin Hajdari, duke i çarë buzën. Fill pas kësaj përplasje që degjeneroi dhe me ndërhyrjen e prokurorëve të tjerë që bënë ndarjen dhe qetësimin e situatës, Llalla ka vendosur të shkarkojë nga posti i kryeprokurorit të Apelit të Tiranës, z.Shkëlqim Hajdari dhe në vend të tij të vendosë Dritan Pekën.
Martini transferohet Shkodër
Këshilli i prokurorisë gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë, ka zgjedhur në krye të prokurorisë së Shkodrës,prokurorin Granit Shahu.Në garë për këtë post ka qënë dhe prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini,i cili ka humbur garën dhe për pasojë, tashmë mbetet që të qëndrojë si prokuror i thjeshtë në Shkodër. Kjo pasi pak kohë më parë presidenti Nishani ka firmosur transferimin e tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Shkodrës. Anton Martini ka ushtruar për 12 vite me radhë detyrën e prokurorit tek Krimet e Rënda,duke hetuar një sërë grupesh kriminale.
Precedenti Tom Deda,padi në Gjykata Llallës dhe Bujar Nishanit
Një tjetër rast kur një prokuror i është kundërvënë dekretit të presidentit dhe vendimit të transferimit të Adriatik Llallës, është prokurori i Dibrës Tom Deda. Ky i fundit ka ushtruar funksionin e tij në prokurorinë e Laçit, por pas një riorganizmimi, Llalla ka vendosur që Tom Dedën ta transferojë në prokurorinë e Dibrës. Ky propozim i kryeprokurorit Llalla, është lënë në fuqi me dekretin e presidentit Nishani. Nisur nga këto kushte, prokurori Deda i është drejtuar gjykatës Administrative, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Llallës dhe dekretit të presidentit, pasi ai i çuan në kundërshtim me ligjin.
/Shqiptarja.com