Një prokuror i Rrethit gjyqësor Krujë ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sulejman Tola, 65 vjeç, me detyrë prokuror, ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t'ju shmangur me këtë rast edhe procesit të Vettingut dhe përgatitjes së të gjithë dokumentacionit të nevojshëm që kërkon ligji.

Meqenëse ai ka mbushur moshën dhe në muajin shkurt del në pension, ai ka zgjedhur një rrugë më shkurt dhe ka dhënë dorëheqjen një muaj përpara.

Në këtë mënyrë ai shmang edhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i Vettingut dhe ndërkohë bëhet gati për pension.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com