Ripërshtatje të propozimit për hartën e re gjyqsore mendojnë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ministri e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një takimi që patën sot në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë diskutuan për hartën e re gjyqësore e cila është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit, dhe vlerësuan domosdoshmërinë për përshtatjen e saj me nevojat që ka sot sistemi i prokurorisë.
Në takim Manja dhe Çela diskutuan çështjet që lidhen me koordinimin e punës mes dy institucioneve në prag të përgatitjes së rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin2022.

Drejtuesit e dy institucioneve ranë dakord të bashkërendojnë punën për ndërlidhjen e sistemeve të marrëdhënieve juridiksionale me jashtme të cilat operojnë Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme sa i takon ekzekutimit të letër porosive për pastrimin e produkteve të veprës penale.
Komente

