Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka takuar ditën e sotme homologen e Mbretërisë së Hollandës, Sue Preenen.

Palët diskutuan mbi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit si dhe u fokusuan në identifikimin e rrugëve efikase për forcimin e tij, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacionit, hetimeve paralele si dhe grupeve të përbashkëta hetimore.

Prioritet do të ketë edhe goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitetet kriminale që prekin të dy vendet.