Prokurori Artur Selmani ka argumentuar me shkrese mungesën e tij në Gjykatë me faktin se është i sëmurë. Në këto kushte seanca e radhë u vendos të mbahet më 16 shtator.
Dosja “Dajti” ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pas rekursit të Prokurorisë për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila kish vendosur se gjykimi ndaj Dritan Dajtit të akuzuar për vrasjen 4 policëve të rifillonte nga e para.
Ky vendim sipas prokurorisë është i padrejtë dhe ndaj Dajtit duhet të mbetet në fuqi dënimi me burg përjetë dhënë nga Shkalla e Parë.
Në korrik të 2014-ës Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme, nga një për vrasjen e secilit polic gjatë aksionit për kapjen e tij në vitin 2009, në zonën e plazhit në Durrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)