TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit dhe Zyra e FBI-së në SHBA, kanë vlerësuar me certifikata mirënjohje 7 punonjës të Policisë së Shtetit, për kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Ëndrra e keqe”.
Gjatë këtij operacioni u godit një organizatë kriminale që vepronte në fushën e trafikut të drogës, pastrimit të parave, mashtrimit dhe korrupsionit.
Kështu çertifikatat e mirënjohjes u dhanë për efektivët e policisë Ervin Hasrama, Orest Afezolli, Elvin Karaj, Ilirjan Avrami, Alban Dautaj, Artemida Koçiraj dhe Besim Bashaj.
Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishin të pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga, si dhe Përfaqësuesi i Zyrës së FBI-së Andrew della Rocha.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i Zyrës së FBI-së theksoi se ceremonia e sotme është organizuar për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që kjo çështje ka pasur.
“Përshtypjet që ju keni dhënë kanë qenë të jashtëzakonshme e prandaj e organizuam këtë ceremoni. Në emër të Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit ju përgëzoj për kontributin tuaj dhe angazhimin tuaj në përfundimin me sukses të operacionit “Ëndrra e keqe”. Ky operacion kishte të bënte me një organizatë kriminale të përfshirë në trafik droge, pastrim parash, korrupsion e mashtrim. Organizata përbëhej nga 19 persona, mes tyre dhe një shtetas shqiptar. Në këtë ditë që ne flasim afërsisht 1 milion e 100 mijë dollarë u janë sekuestruar anëtarëve të kësaj organizate kriminale.” – u shpreh Rocha.
Ndërkohë nga ana e tij Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga, shprehu vlerësimet e tij dhe përgëzimin për çdonjërin prej punonjësve të policisë të vlerësuar me certifikatë mirënjohje.
Ndërsa në emër të punonjësve të vlerësuar me certifikata mirënjohje, Orest Afezolli, falënderoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit dhe Zyrën e FBI-së për vlerësimin e bërë atyre si punonjës të Policisë së Shtetit.
“Ne kemi bërë detyrën tonë dhe fakti që procedurat e punës sonë dhe puna që ne bëjmë është pranuar në organet e drejtësisë në SHBA dhe nga Zyra e hetimit të FBI është tregues i vlerave të punës së punonjësve të policisë.” u shpreh Afezolli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com