Prokurori që fitoi 79 mijë euro në bixhoz, paratë i tërhoqi brenda ditës nga një bankë e nivelit të dytë

Prokurori që fitoi 79 mijë euro në bixhoz, paratë i tërhoqi brenda ditës nga një bankë e nivelit të dytë

Deklarimi i fitimeve në bixhoz i prokurorit Alfred Sali

TIRANË- Është thjeshtë një zyrtar me fat falë ‘vesit’ të bixhozit apo kemi të bëjmë me një formë për të justifikuar paratë, kjo u takon organet kompetente ta konfirmojnë, por prokurori i Vlorës Alfred Sali ka deklaruar se ka fituar 79 mijë euro në lojëra fati. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2014, prokurori Sali, deklaron 79 072 euro të ardhura nga një lojë fati online. Paratë i ka të i ka tërhequr në 19 mars 2014 nga një bankë e nivelit të dytë. Mbetet për t’u parë konkluzioni i Komisionit të Vetingut për këtë shumë parash të deklaruar nga prokurori. Për prokurorin Sali procesi i Vetingut ka nisur që në dhjetor 2019.

Prokurori i Vlorës nuk është i vetmi në drejtësinë shqiptare që ka deklaruar të ardhura nga bixhozi, fenomen i cili tashmë është ndaluar me ligj në Shqipëri. Ish-prokurori Luan Kaloçi, i shkarkuar gjithashtu nga Vetigu, ka pretenduar se në vitin 2003 ka blerë një hapësirë për dyqan në Tiranë, me paratë e fituara në lloto sportive. Ambienti është deklaruar me vlerë 5,8 milionë lekë dhe me sipërfaqe 86 m² në atë kohë.

Gjyqtari i Apelit në Durrës, Kliton Spahiu, ka deklaruar në vitin 2013 se ka fituar shumat 4 246 USD dhe 485 100 lekë në lloto sportive. Gjyqtari është dënuar më vonë me dy vite burg për korrupsion, bashkë me gjyqtarët Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

Edhe ish-prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani, gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, ka deklaruar rreth 10 mijë USD të ardhura nga lotaritë sportive. Selmani është shkarkuar nga Vetingu, ndërsa shprehu pendesë për vesin e bixhozit.

Ndërkaq, në tetor të vitit 2019, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror, i cili luante bixhoz në Monte Karlo.“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bëre zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo? Nuk është pushim nga puna Vettingu, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit”, tha Rama.

Po çfarë mendon Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, për magjistratët që luaj bixhoz?! Në gjykimin një rasti, shumica e trupit gjykues, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, janë shprehur kundër vlerësimit të shkallës së parë se pjesëmarrja e një prokurori apo gjyqtari në lojëra fati, cenon cenuar figurën dhe integritetin e tij, duke ulur shkallën e besueshmërisë te publiku. Shumica e trupës gjykuese i kanë konsideruar të ardhura e fituara në bixhoz të pajustifikuara, por nga ana tjetër ka arsyetuar se “se ai është shkëputur nga kjo veprimtari dhe se ndihet i keqardhur që ka qenë pjesë e saj”.

Ndërkaq, pakica, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj, ka arsyetuar se “Si prokuror me përvojë që ka shërbyer në institucionet më të larta të prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, subjektit i binte barrë të analizonte gjithë sjelljet e tij në punë dhe jashtë saj, në funksion të pasojave që kishte sjellja e tij në perceptimin e publikut, dhe të vepronte në përputhje me standardet profesionale që priten nga një funksionar i nivelit dhe profilit të tij të punës”.

Deklarimi i fitimeve në bixhoz i prokurorit Alfred Sali

Deklarimi i blerjes së dyqanit nga prokurori Kaloçi me para të fiuara në bixhoz
 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolektivi i punes: 06/12/2020 09:08

    Lajm i mire per koleget e punes qe tju ktheje borxhet, Berti duhet te gezoje qe me ne fund parate e tij jane shumefishuar ! Kete prokuror duhet ta caktojm kordinator ne prokurori te pergjighshme sepse jane gjysma e prokuroreve qe lozin bixhoz dhe Fredi i nxjerr gjithmone fitimtare !

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 06/12/2020 09:00

    Po si mund të shpjegohet që në morinë e të sëmurëve nga vesi i bixhozit fitojnë gjithë këta prokurorë e gjyqtarê dhe madje në shuma të mëdha?!!! Këtu duhet të ketë marrëveshje kriminale mes tre vetësh: prokurorit ose gjyqtarit ("fituesit në bixhoz"), përfituesit në kurriz të drejtësisë me anë të korruptimit të drejtësisë dhe pronarit të kazinosë; është skemë e thjeshtë: pronari i kazinosë derdh në bankë për llogari të "fituesit" shumên që ia shpie kesh (ndofta edhe me pak fitim) korruptuesi. Marrëveshje mes një treshje kriminale dhe halabakësh.

    Përgjigju
  • Populli: 06/12/2020 08:29

    Bixhozi eshte vesi me i shemtuar por kur luhet nga vendosesit e drejtesise merr nje rol akoma me te shemtuar

    Përgjigju
  • .......: 06/12/2020 06:25

    Rfgj mos rri vetem me Maurer dhe Pizzakoch se nuk ke si ta marresh vesh qe njerezit e drejtesise nuk u lejohet te jen bizoshxhinj ne gjermoni.

    Përgjigju
  • Tani: 06/12/2020 01:10

    O EDI RAMA nxirr policine sekrete dhe hetoji te gjitha ish -pikat e basteve ne tirane,,sepse qe te gjitha po vendosin prape baste sportive,,,aman mbylli o edi rama se po le gjithe pensionin babai im ne keto pika bastesh sportive,,qe punojne me telefon... qe te gjithe po vendosin baste....

    Përgjigju
  • Genti: 06/12/2020 01:04

    Te ISHTE KOHA E ENVERIT PER 24 ORE FO ISHE NE LITAR MOR NDYRESIRE....

    Përgjigju
  • alfons: 06/12/2020 00:06

    edhe ne romen e lashte nje gjykates qe luante kumar perjashtohej menjere nga sistemi dhe nga funksionet publike pasi konsiderohej i papershtatshem kurse ky do vazhdoje edhe pak kap ca te kapesh

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2020 23:57

    Ketu ne U.S.A.po fitove 600$ e lart ne llotari duhet te plotesosh info. per UNCLE SAM, si SSN,adresen ,E-mail etj.

    Përgjigju
  • Eri: 05/12/2020 21:44

    Ketu ne Gjermani nqs nje prokuror luan bixhoz perjashtohet pergjithmone nga sistemi i drejtesise,sepse ketu personat qe luajne bixhoz konsiderohen te pabesueshem dhe pa integritet moral.Po aty ne Shqiperi ju keni presidentin hajdut le te merret dhe prokurori me bixhoz.

    Përgjigju
    • RFGJ: 05/12/2020 23:27

      ti patjeter duhet te jesh ne gjermani lindore se ska mundesi. honekeri dhe mendesia qe ai perfaqson, marksizem leninizmi ndalon lojrat e fatit dhe denon organizatoret e perdoruesit. ktu ne germanine federale ku jetoj une nuk gjykon njeri se cfare ben pas orarit te punes me parate e tua.

  • Populli: 05/12/2020 21:00

    Eh shqiperi e shkret e grabiten e rropen fare prokuroret qelbesira jane shtresa me e ulet shoqerore..

    Përgjigju
  • Thjeshtesi: 05/12/2020 20:44

    Te ndalesh lojerat e fatit se ke hallin se ku i coj leket une, ky eshte absurditet. Fiks si ne diktature, i thote mendja njerit dhe hajde ndaloji te gjitha. Ne gjithe boten e qyteteruar lejohen. Po pse nuk e ndaloni edhe rakine se njerezit po demtohen apo.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI