Prokurori special Smith kërkon që gjyqi ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje të pezullohet! Presidentët në detyrë s’mund të procedohen

Prokurori special Smith kërkon që gjyqi ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje të pezullohet! Presidentët në detyrë s’mund të procedohen

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump

Teksa zgjedhjet në SHBA kanë përfunduar dhe fituesi është mësuar, prokurori special Jack Smith i kërkoi gjykatësit të pezullonte gjyqin për ndërhyrje në zgjedhje kundër presidentit të sapozgjedhur, republikanit Donald Trump.

Sipas lajmeve të NBC, prokurori “kërkoi që gjykata të anulojë afatet e mbetura të fazës para hetimore, për t'i dhënë kohë qeverisë për të vlerësuar rrethanat e paprecedenta”.

Prandaj, kërkesa për pezullim duket të jetë hapi i parë, përpara se akuzat të bien, pasi direktivat e Departamentit të Drejtësisë “parandalojnë procedimet kundër presidentëve në detyrë”.

Sipas burimeve të medias në fjalë, Departamenti i Drejtësisë filloi menjëherë pas fitores së Trump të vlerësojë mënyrat se si t'i jepte fund të dy proceseve federale kundër manjatit, atij të ndërhyrjes në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete të marra nga Shtëpia e Bardhë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani