TIRANE - Autore krimi por jo kriminele! Ka qenë kjo pretenca e organit të akuzës për Nazime Vishën, e cila ka pranuar se ka vrarë Fiqiri Mucën, babanë e 5 fëmijëve pasi ky i fundit e persekutonte dhe përdhunonte që prej moshës 14 vjeç.

Prokurori Blerim Tominaj ka kërkuar nga gjykata që për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje Nazimja të dënohet me bashkim dënimesh plot 17 vite, duke ruajtur njëkohësisht dhe të drejtën e gjykimit të shkurtuar.

Jashtë sallës kanë reaguar gjyshërit dhe babi i 18-vjeçares të cilët fajësojnë policinë për gjithçka ndodhi dhe nuk pranojmë një dënim të tillë.

Pas pretencës trupi gjykues vendosi datën 29 prill për seancën ku avokatja Vjollca Pustina do të bëj mbrojtjen e saj, për ta klasifikuar si vrasje në tronditje psikike çka do të lehtësonte dënimin deri në 2 vite.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)