Prokurori i çështjes që lidhet me foton Obama-Rama, deklaron se as kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit te presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.
Prokurori i shtetit të New Jersey-it tha në një deklaratë për shtyp se askush nga komisioni për mbledhjen e fondeve të presidentit Obama nuk akuzohet për shkelje të ligjit, dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht për hetimet.
“Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti” tha Zyra e prokurorit.
“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë“, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarësh të marrë nga jashtë.
Fox News sakaq shkruan se ky rast po trondit Shqipërinë, edhe pse përveç disa deklaratave të PD, nuk ka ndodhur ndonjë gjë tronditëse. “Një çështje federale, që përfshin një shofer limuzine nga Nju Xhersi, njeriun më të fuqishëm në botë dhe kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të pakët në SHBA, por rrezikon të trondisë korridoret e pushtetit në vendin e Europës jugore.
Shoferi nga Nju Xhersi, Bilal Shehu ishte donator i madh i presidentit Obama në fushatën për t’u rizgjedhur në vitin 2012, duke paguar 80 mijë dollarë që ai dhe e shoqja të merrnin pjesë në një aktivitet ekskluziv për mbledhje fondesh në San Françisko.
Por Shehu nuk solli të shoqen, ai solli Edi Ramën, që do të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Federalët thonë se ishin paratë e Edi Ramës dhe një foto e tij me presidentin e SHBA i dha një nxitje të madhe fushatës së tij në shtëpi”, shkruan Fox News.
Fox News njihet si një televizion me raportime të paragjykuara në favor të Partisë Republikane dhe kritikët thonë se ata manipulojnë me lajmet. Dhe duket se për të goditur Obaman, këtë radhë iu janë referuar akuzave të PD-së në Shqipër për foton me Ramën./ Gazeta Tema
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com