Prokuroria: Burg përjetë e gjobë
1 milionë lekë ndaj Dritan Dajtit

Prokuroria: Burg përjetë e gjobë<br />1 milionë lekë ndaj Dritan Dajtit
TIRANE - Pas 275 senacave Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me 1 milion lekë gjobë. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorit Ardian Nezha bërë sot para gjykatës, me një seancë me dyer të mbyllura pa praninë e medias dhe me masa të rrepta sigurie. Kështu procesi gjyqësor ndaj Dajtit u zhbllokua pas rreth 4 vjet e gjysmë, ndërsa gjykata vendosi që vendimin përfundimtar ta marrë në ditët në vijim.

....
Në total Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 burgime të përjetshme për Dajtin për çdo polic që ai ka vrarë, konkretisht për vrasjen në rrethana cilësuese të 4 punonjësve të policisë: Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari si dhe Kastritot Feskaj.

Po ashtu, akuza ka kërkuar dhe 25 vite burgim për vdekjen e Ledjon Marës për të cilën bënë përgjegjës Dajtin. 

Ngjarja për të cilën akuzohet Dajti ka ndodhur në Gushtin e vitit 2009 ku Policia e Shtetit dhe Njësia Speciale Gos kishin organizuar një operacion për kapjen e Dajtit, por fatkeqësisht asokohe u shënuan dhe 5 viktima mes tyre 4 policë dhe Ledjon Mara.

Vetë Dajti ka mohuar akuzat duke akuzuar drejtësinë për një proces të manipuluar, çka ka sjellë shpesh herë përplasje mes tij dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Së fundimi procesi i Dajtit u bllokua dhe për mediat pas përlasjes që ky i fundit pati me gjykatësin Idriz Milkurti.

Dajti kërkonte dorëheqjen e Milkurtit pasi sipas Dajtit një pjestar i familjes së Milkurtit kish lidhje me një të afërm të Dajtit, cka bënte dhe konflikt interesi, por kërkesa për largim nga procesi gjyqësor u refuzua nga gjykatësi.

“Unë kam fakte, mesazhe, video dhe fotografi që tregojnë se vajza jote është në një lidhje dashurie me kunatin tim”, u shpreh Dajti, duke iu drejtuar gjyqtarit Mulkurti. 

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi përforcimin e masave të sigurisë në seancat ndaj Dritan Dajtit, ku krahas mbajtjes së tyre me dyer të mbyllura, u shtuan edhe forcat e policisë si dhe qen antieksploziv. Kjo pasi Dajti tentoi t’i vinte flakët qelisë së paraburgimit në burgun 313 ku ai mbahet, duke djegur me çakmak batanijen e tij, ndërsa dy ditë pas këtij incidenti ai tentoi të qëllojë një prej gardianëve të burgut. Mësohet se këto veprime ai i ka bërë për të tërhequr vëmendjen pasi siç e ka shprehur edhe vetë kërkon zhvendosjen e tij nga burgu 313.

Pritet që tashmë gjykata të shprehet për vendimin ndaj Dajtit, cka do t’i jepte fund një ndaj procesve më të tjezgjatura dhe komplekse të drejtësisë duke bërë që ky gjykim të zgjasë plot 6 vite dhe përgjatë kësaj kohë asnjë avokat s’pranoi të marrë përsipër mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij. 

PDF- Pretenca per Dritan Dajtin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë