Prokuroria çon në Gjykatë
deputetët Ndreu, Ndoka e Veliu
VIDEO/ Ndoka dhe Ndreu godasin Strazimirin

Prokuroria çon në Gjykatë<br />deputetët Ndreu, Ndoka e Veliu<br />VIDEO/ Ndoka dhe Ndreu godasin Strazimirin
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme vë nën akuzë 3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Veliun e Partisë Demokratike, Pjerin Ndreun dhe Arben Ndokën të Partisë Socialiste.

Drejtoresha e kabinetit të Prokurorisë, Fjorida Ballauri bëri publike në një konferencë për mediat, akuzat që rëndojnë ndaj 3 deputetëve.
 
Sipas organit të akuzës, është vërtetuar nga kamerat e sigurisë të Kuvendit se dy deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka kanë goditur me grushte deputetin demokrat Gent Strazimiri në ambientet e parlamentit shqiptar, gjatë seancës së 10 Korrikut.                  
                                     
Deputetët janë marrë në cilësinë e të pandehurve, pasi akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, në dëm të deputetit Gent Strazimiri.

Ndërsa deputeti Astrit Veliu, akuzohet për ndërtim të paligjshëm të godinës së universitetit “UFO” në Fier, institucion në pronësi të deputetit demokrat.  Ndaj tij janë depozituar dy kallëzime: një qytetare e akuzon se e ka ndërtuar godinën në një pjesë të pronës së saj private, ndërsa po ashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka bërë kallëzim se godina është ndërtuar në ambientet ku kanë qenë më herët zyrat e kësaj drejtorie.
 
Veliaj akuzohet për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone”
 
Tashmë është  Gjykata e Lartë e cila do të marrë në dorë dosjen ndaj 3 deputetëve.


 
Prokuroria: Strazimiri u qëllua në fillim nga Ndoka, pastaj Ndreu..Kamerat e sigurisë së Kuvendit e evidentojnë
Hetimet e Prokurorisë ndaj Ndokës dhe Ndreut, nisën pas kallëzimit që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dorëzoi më 14 Korrik kundër dy deputetëve socialistë. Sipas kallëzimit, më 10 korrik në Kuvend deputetët Ndoka dhe Ndreu goditën për shkak të detyrës deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Sipas hetimeve të kryera, mbi deklarimet nga personat e pranishëm në ambientet e Kuvendit si dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të Parlamentit, evidentohet goditja ndaj Strazimirit.
 
“Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.  Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka. Pak momente më vonë deputeti, Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014”, sqaroi Ballauri.
 
Prokuroria: Veliaj ndërtoi universitetin pa leje, në një pjesë prone private she shtetërore....shkatërroi ish-zyrat e Drejtorisë së Policisë
Drejtoresha e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme tha se hetimi ndaj deputetit Astrit Veliu nisi pas dy kallëzimeve të ngritura ndaj tij.
 
Një qytetare nga Fieri pretendon se një pjesë e universitetit UFO (një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2) është ndërtuar në pronën e saj private në mënyrë të paligjshme.
 
Sipas Prokurorisë, edhe Bashkia e Fierit ka dhënë konfirmimin zyrtar se nuk është dhënë asnjë leje për nderim në këtë zonë.
 
Po ashtu, hetimet e organit të akuzës kanë nxjerrë se një pjesë e universiteti UFO është ndërtuar në truallin ku kanë qenë më herët zyrat e Dretjorisë së Policisë së qytetit. Madje universiteti në pronësi të deputetit demokrat, i ka shkatërruar këto godina të Ministrisë së Brendshme, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë.
 
“Deri në vitin 2012, në këtë truall kanë qenë zyrat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Pas zhvendosjes së zyrave të këtij institucioni në një ambient tjetër, në inventarin e Ministrisë së Brendshme kanë mbetur godinat ku ushtronte funksionet Drejtoria e Policisë së ketij Qarku. Subjekti UFO sh.p.k, në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij.
Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Astrit Veliu, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit UFO sh.p.k”, përfundoi deklaratën drejtoresha e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme.
 
VIDEO/ Reagimet per A1 REPORT te tre deputeteve te vene ne akuze

Pjerin Ndreu për A1 REPORT: Akuzat qesharake, do vërtetoj me prova në Gjykatë se jam i pafajshëm
“Nuk gjykoj veprimet e Prokurorisë, nuk prisja shoë mediatik duke përmendur disa akuza që nuk ekzistojnë. Akuzat do të përballen në Gjykatë me kundëragrument dhe prova do të tregoj publikisht se akuza ndaj meje nuk ekziston, jo vetëm që nuk ekziston por është edhe qesharake.
Do t’iu vërtetoj me prova të pëkundërshtueshme se akuza ndaj meje nuk ekziston. I mbetet gjykatës të gjykojë, por jam shumë i qetë në këtë histori. E provuar kjo edhe me deklarime të ndryshme të personave që kanë qenë aty. Nuk është akuza e parë që është ngritur ndaj meje, por asnjë akuzë nuk ka për të vërtetuar asgjë”. 



Veliu për A1 REPORT: Kam ndërtuar në pronën time, Universiteti në proces legalizimi
Në një lidhje telefonike për A1 REPORT, deputeti demokrat Astrit Veliu hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke sqaruar se Universiteti UFO është nderim i ligjshëm në pronë private.

ufo, fier
(Në foto: Universiteti UFO në Fier)

Ai i përgjigjet me akuza Prokurorisë, duke thënë se ky vendim i saj ka nxitje, por nuk e specifikon nëse bëhet fjalë për nxitje politike ose jo.

“Kam paguar taksat dhe kurrë s’jam futur në Prokurori... të futem tani në moshën 56 vjeç...Universiteti është në proces legalizmi, ka përfituar nga amnistia që ka nxjerrë Rama në Qershor. Jam i përjashtuar nga vepra penale, të gjitha ndërtimet i kam bërë në pronën time, s’kam cënuar asnjë pronë publike. Do të vazhdoj të ndërtoj për të mirën e vendit. Ka një nxitje që nuk e di se nga vjen që Prokurori merret me një sipërmarrës të ndershëm dhe nuk merret me dosjet e krimit që rrinë në prokurori. Por hapat do t’i kemi të mëtejshme në vazhdim. Kam dokumentacion ligjor”, tha Veliu. 



Arben Ndoka: Respektojmë vendimin e prokurorirë dhe verdiktin e gjykatës
 Në një prononcim për televizionin A1 Report deputeti socialist Arben Ndoka i akuzuar nga Prokuroria se ka goditur deputetin Gent Strazimiri në Kuvend, thotë se e respekton këtë vendim dhe verdiktin e Gjykatës. 

arben ndoka

Llalla takon Tahirin ne Ministrine e Brendshme
Sakaq, kryeprokurori Llalla rreth ores 12:30 eshte pare te hyje ne zyren e Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri

llalla me logo
(Ne foto, kryetari i Prokurorise se Pergjithshme, Adriatik Llalla)

Ngjela: Të korruptuarit kanë frikë, por mazhoranca nuk vepron
Në një lidhje telefonike për A1 Report, Spartak Ngjela e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si të bujshëm, por jo atë që duhet.

“Të korruptuarit janë trembur të gjithë, si Saliu dhe Nishani, pasi presioni ndërkombëtar është kundër tyre. Por këta kanë në dorë sistemin e drejtësisë.”-tha Ngjela.

Sipas Ngjelës  kriza është te mazhoranca, e cila pavarësisht se ka marrë 1 milionë vota nuk ka kryer  Reformën në Drejtësi, të cilën tashmë duhet ta kishte mbyllur.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim