Pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e deputetit Frroku pasi ekziston mundësia që ai të arratiset duke qenë se ka dyshtetësi, ka reaguar vetë deputeti duke thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nuk ka ndërmend që të largohet nga vendi.

Frroku përmes një deklarate të shpërndarë për mediat shkruan se: “Kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë.

Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cënuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur”.
 
Reagimi i plotë i Mark Frrokut
 
Përmes këtyre radhëve dua që të shkurajoj të gjithë gojët e liga se unë Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate paskam rrezik për arratisje, pasi e kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë.
Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cënuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur. Unë i kam hedhur poshtë me neveri të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje dhe tani jam në të drejtën time për tu mbrojtur në të gjitha instancat ligjore, si i zgjedhur dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)