Prokuroria: Dy vjet burg për Topin,
përgjegjës për zhdukjen e pikturave

Prokuroria: Dy vjet burg për Topin, <br />përgjegjës për zhdukjen e pikturave
Prokuroria e Korcës jep pretencën për ish-drejtorin e qendrës kulturore “Vangjush Mio” , Vladimir Topi, si përgjegjës i zhdukjes se 64 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”.

Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për Vladimir Topin, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në Galerinë e Arteve në Korçë janë zhdukur 64 piktura, 27 prej të cilave i përkisnin Piktorit të Popullit, Vangjush Mio në korrik të 2011-ës.

Prokuroria bën përgjegjës ish-drejtorin e galerisë se ka qënë në dijeni të kryerjes së inventarit fiktiv të fondit dhe se nuk ka treguar interes për përmirësimin e kushteve ku mbaheshin veprat e artit.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me dy vjet burg për dëm të madh ekonomik dhe të pariparueshëm të trashëgimnisë kulturor.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset