Prokuroria e Durrësit letër-porosi Italisë për 500 mijë eurot: Ku fjeti shoferi dhe ku u parkua kamioni? (VIDEO)

Prokuroria e Durrësit dërgon në Itali letërporosi për të zbuluar itinerarin e A.TH shoferit 56-vjeçar të arrestuar mesditën e djeshme në portin e Durrësit me 500 mijë euro të fshehura në trasenë e kamionit që ai drejtonte.

Ku qëndroi shoferi, kë takoi, ku qëndroi i parkuar kamioni dhe kush kreu procedurat e doganës në portin e Barit janë disa nga përgjigjet që hetuesit shqiptarë presin nga homologët e tyre italianë, bëjnë me dije burime për ReportTv.

Ndërsa 498.850 eurot tashmë janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të Prokurorisë së Durrësit shoferi ka mohuar të kishte dijeni për këto para. Po ashtu nuk ka parë askënd t’i fshehë në vendin e përshtatur.

Ndërkohë policia po punon edhe për shoqërimin e administratorit të kompanisë JA-ADA sh.p.k në pronësi të së cilës ishte kamioni, po ashtu i sekuestruar.

Ndërkohë policia ka dërguar në laboratorin e kriminalistikës edhe telefonin e shoferit për të kuptuar nëse ka pasur telefonata, mesazhe me persona që mund të qëndrojnë pas kësaj skeme pastrimi parash.

Paratë në pesë qese të zeza ishin fshehur në një aks lidhës të kamionit me karrocerinë ndërsa zbulimi i tyre u bë pas kontrolleve me skaner dhe atë fizik të kryer nga policia kufitare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…