DURRËS- Rreth 500 mijë euro janë sekuestruar të shtunën më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion tip “Renault” që ka ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U.  Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro

Report Tv mëson se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Report Tv ka zbardhur kompaninë të cilën i përket kamioni që është në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk. Kjo është një kompani që bënë transportin për palët e treta është në pronësi të biznesmenit A.K. Por ajo që vihet re është se JA-ADA shpk gjatë një kontrolli në regjistrat e QKB-së, rezulton me aktivitete të pezulluar. Ende nuk dihet se si një kompani që nuk kryen më aktivitete ka nisur një kamion për të sjellë nga Bari i Italisë lëndë të parë për prodhimin e këpucëve.

Po si janë zbuluar paratë në kamion? Zbulimi është bërë nga skaneri në orën 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionëve në portin e Durrësit. Në skaner rezultoi një njollë në kamion që ka bërë që mjeti t'i nënshtrohej një kontrolli në vijën e dytë më të imtësishëm, ku u gjetën dhe qeset me euro në shasinë e mjetit. Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa operacioni është kryer nga sektori i Departamenti kundër Krimeve të  Rënda dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Si posedues të tyre policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, shtetasin me iniciale A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë. Drejtuesi i kamionit është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë. Gazetari Arsen Rusta është shprehur se 54-vjeçari gjatë deklarimit ka thënë se "nuk ka dijeni për paratë" dhe se "ai ka transportuar vetëm tekstile në kamion e nuk di gjë tjetër".

Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit, janë duke kryer veprime hetimore për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Zbardhet shuma  e eurove sekuestruar në kamion, rreth 500 mijë euro

Eurot e sekuestruara

Në 5 qeset prej plastmasit me euro të gjetura në shasinë e Kamionit me targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U sipas burimeve për Report TV kanë qenë 498.850 euro, pra rreth 500 mijë euro. 

Ora 21:40
Eurot e sekuestruara në portin e Durrësit, policia publikon videon e parave dhe kamionit

Edhe në reagimin e policisë konfirmohet se janë sekuestruar një sasi valute në euro, gjithsej 498.850! Sipas uniformave blu, sasia e eurove u sekuestrua në mjetin kamion tip “Renault” që drejtohej nga 56 vjeçari A.TH, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas verifikimeve rezultoi se sasia e eurove të gjetura të fshehura në kamion ishin 498.850 ndonëse fillimisht u raportua për një shumë më të madhe. Policia bën me dije se i gjithë procesi i numërimit të eurove është filmuar me kamera.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit  rezultoi se në to kishte 498.850 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ora 20:27
'Nuk kam dijeni për paratë, po bëja transportin', shoferi i kamionit nuk pranon 5 qeset e gjetura me euro

Drejtuesi i kamionit A.Th., 54 vjeç, ku u gjetën eurot e padeklaruara është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë. Gazetari Arsen Rusta është shprehur se 54-vjeçari gjatë deklarimit ka thënë  se "nuk ka dijeni  për paratë" dhe se "ai ka transportuar vetëm tekstile në kamion e nuk di gjë tjetër".

Ora 18:35
Kamioni me euro në portin e Durrësit, paratë e fshehura në shasinë e mjetit

Report Tv mëson se 5 qeset plastmasi me euro ishin të fshehura në pjesën e poshtme të kamionit. Ato ishin fshehur në shasinë e kamionit me targa TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U.

Ora 18:14
Report Tv zbardh kompaninë që i përkiste kamioni, JA-ADA shpk rezulton me aktivitet të pezulluar

 

Report Tv ka zbardhur kompaninë të cilën i përket kamioni që transportin e lëndë të parë për prodhimin e këpucëve dhe u gjetën 5 qese plastmasi me euro. Kamioni është në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk. Kjo është një kompani që bënë transportin për palët e treta dhe po ashtu merret edhe me shërbimet për telekomunikacionin dhe internetin dhe është në pronësi të biznesmenit A.K.

Gjithashtu kompania në të cilën rezultonte e regjistruar kamioni Ja-Ada Shpk gjatë një kontrolli në regjistrat e QKB-së, rezulton me aktivitete të pezulluar. Ende nuk dihet se si një kompani që nuk kryen më aktivitete ka nisur një kamion për të sjellë nga Bari i Italisë lëndë të parë për prodhimin e këpucëve, ku ishin të fshehura dhe qeset me euro.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin qërteton se kompania JA-ADA rezulton me aktivitet të pezulluar )

Ora 17:38
Kamioni me eurot transportonte lëndë të parë për prodhimin e këpucëve, erdhi plot me material nga Italia

Kamioni me targa TR 2046 U transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë fasoneri, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, brenda së cilës u gjendën edhe 5 qeset e plastmasit me euro.

Ora 17:18
Kamioni ku u gjenden 5 qeset me euro kishte dalë nga Shqipëria para 4 ditësh, zbulohet targa e tij

Targa e kamionit është TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, por ende nuk dihen detaje se për çfarë transportonte dhe kujt kompanie i përkiste.