Prokuroria e Korçës: 136 vite burg të
arratisurve nga Drenova e ndihmësve

Prokuroria e Korçës: 136 vite burg të<br />arratisurve nga Drenova e ndihmësve
KORÇË - 136 vite burg kërkoi Prokuroria e Korçës për katër të arratisurit nga burgi i sigurisë së lartë në Drenovë dhe 5 bashkëpunëtorët e tyre në nëntor të 2013-ës.
 
Për të arratisurit Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Gora, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin me nga 20 vite burg, ndërsa për Artur Gorën, gjithashtu i arratisur me grupin e të dënuarve, organi i akuzës kërkoi 10 vjet heqje lirie.
 
Për bashkëpunëtorët organi i akuzës kërkoi nga 11 vjet deri në 18 vjet.
 
Ata akuzohen për veprat penale “largim nga vedi i vuajtjes së dënimit, armëmbajtje pa leje, drejtim i mjetit pa dokumentacion përkates, ndihmë për largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
 

Pretenca për të aratisurit:
Admir Tafili 20 vite
Fran Marashi 20 vite
Gezim Guri 20 vite
Artur Gora 10 vite
 
Pretenca për bashkëpuntorët: 
Alfred Qefalia 10 vjet
Bledian Çela 15 vjet
Albi Mecini 12 vjet
Ervis Lami 18
Olsi Maci 11 vjet

Arratisja e bujshme nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit të 2013-ës, dhe aventura për 7 të dënuarit zgjati vetëm pak ditë, pasi te gjithe u vune ne pranga ne nje superaksion te policise.Madje Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri u arrestuan në një magazinë në Përrenjas vetëm një ditë pasi arritën të dilnin nga qelitë e burgut në Korçë. Për arsye sigurie, 3 të dënuërit u zhvendosën në burgun e Peqinit për vazhdimin e vuajtes së dënimit të përjetshëm për vrasje.

Admir Tafili është personi i cili ka marre përsipër autorësinë e organizimit te arratisjes ne 2013-ën.
 
Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit vuajnë dënimin me burgim të përjetshem për vrasje.

Të arratisurit janë
Admir Bahri Tafili, lindur në 1975, në Shkodër
Fran Pal Marashi, lindur në vitin 1978 në Shkodër
Gëzim Gjergj Guri, lindur në vitin 1977, banues në Vaun e Dejës
Gëzim Ndue Toma, lindur ne vitin 1982, në Dibër Reiz
Namik Haxhiraj, lindur ne 1971, banues në Selenicë të Vlorës
Eduard Kujtim Lula, lindur ne vitin 1982, banues në Përmet
Artur Demir Gora, lindur ne vitin 1969, banues në Pojan të Korçës

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin