25 vite burg janë kërkuar nga Prokuroria e Leshnjës për Demir Hoxhën, mësuesin e akuzuar për përdhunimin e nxënës së saj të mitur në Kryekuq të Lushnjës.
Vetë i pandehuri ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe një asnjë rast me dhunë.
Edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka mundur të provojë faktin për të cilin akuzohet Hoxha.
Gjykimi kundër mësuesit u zhvillua me procedurë të përshpejtuar dhe për këtë arsye ai do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.
Ngjarja për të cilën u arrestua 62-vjeçari, është bërë publike në fillim të qershorit 2015, kur e mitura ka deklaruar në polici, në shoqërinë e prindërve të saj, se mësuesi ka kryer marrëdhënie seksuale.
Më pas 62-vjeçari në ballafaqimin me të miturën në hetuesi ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale më të. Ngjarja e rëndë ka shokuar komunitetin e zonës, ndërsa fillimisht e mitura për marrëdhënien më mësuesin e saj është rrëfyer tek e ëma.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com