TIRANE - Ndryshimë në Prokurorinë e Përgjithshme janë shënuar ditën e sotme, ku në postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në këtë institucion është caktuar Kosta Beluri.

Në këtë mënyrë, Beluri do të zëvendësojë në këtë pozicion, Altin Binaj, ish-Drejtori i Antikorrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Binaj tashmë do të mbetet prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Mësohet se ndryshimet kanë ardhur me urdhër të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)