Dekriminalizimi/ Prokuroria e Përgjithshme vërteton arrestimin në itali, Valdrin Pjetrin në ndjekje penale

SHKODER- Valdrin Pjetri, ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës është arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian për drogë me 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa në 4 shkurt po të këtij viti është dëbuar nga shteti italian, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas kandidimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky ka qenë përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme si përgjigje ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për të verifikuar Pjetrin. Kjo do të çojë Pjetrin në ndjekje penale. 

Deklarata e plote e Prokurorise se Pergjithshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, me shkresën Nr.121 Prot., datë 01.08.2019 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën me objekt “Verifikimin e pastërtisë së figurës të shtetasit Valdrin Luigj Pjetri”. Në vijim, me shkresën Nr.121/1 Prot., datë 05.08.2019, në zbatim të përcaktimeve të pikës 2 të nenit 7, të Ligjit Nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ky subjekt ka dërguar bashkëlidhur nënshkrimet e jo më pak se 500 shtetasve me të drejtë vote, në mbështjetje të kërkesës për verifikim të figurës së shtetasit Valdrin Luigj Pjetri.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr.138/2015 ka kryer verifikime të thelluara të deklarimeve të subjektit Valdrin Pjetri, të paraqitura në dy Formularë Vetëdeklarimi.

1.      Formularit të Vetëdeklarimit, dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri, në cilësinë e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Shkodër.

2.      Formularit të Vetëdeklarimit dorëzuar pranë Departamentit të Administratës Publike, nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri,në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

·                     Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.

·                     Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.

·                     I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.

·                     Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.

Mbi këtë bazë dhe referuar parashikimeve të ligjit Nr.138/2015, si dhe Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 është arritur në konkluzionet se:

1.                  Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri,përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 pika 1 gërma “a” e ligjit Nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për shkak tëdënimit nga Gjykata e Firences me vendim të formës së prerë.

2.                  Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri,përfshihet dhe në përcaktimet e pikës 3, gërma “ç”, Kreu III-të, i Vendimit Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.

Në përfundim të procesit vendimarrja i komunikohet subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Departamentit të Administratës Publike.

Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

 Zyra e Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se brenda javës së dytë të janarit përfundon verifikimi i Mark Babanit, ish-kryebashkiakun e Vaut të Dejës i akuzuar nga PD se ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

Në datë 13 gusht të këtij viti PD-ja publikoi kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Ai u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003, ndërsa u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. pas daljes së dënimit, Pjetri u largua duke hequr dorë nga mandati që fitoi në 30 Qershor si kryetar i bashkisë së Shkodrës. E ndërsa Agim Kajmaku është në kërkim nga policia prej disa javësh, vijojnë hetimet për Mark Babanin e Vaut të Dejës pas denoncimit të P

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/12/2019 08:08

    O nino Valm*ti eshte produkt i Tom Doshit jo i Ditmir Bushatit.Valm*ti u tregua shum i pa burre me Edin.

    Përgjigju
  • ali baba(hajdutet me pushime): 18/12/2019 01:06

    ta vendosin Muhamed sytarin kryetar se shum ia ka qejfi

    Përgjigju
  • nino: 17/12/2019 17:04

    KY ESHTE BANDITI QE ZGJODHI PER KRYETAR BASHKIE DITEZI BUSHATI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë