Prokuroria e Serbisë heton rastin e Mark Koshnjetit

Prokuroria e Serbisë heton rastin e Mark Koshnjetit
Prokuroria e Serbisë po merr në pyetje dëshmitarë serbë për rastin e Mark Koshnjetit, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi. 
Zëvendësprokurori për krime të luftës i Serbisë, Bruno Vekariq, ka thënë se në Gjykatën speciale dhe në disa lokalitete tjera po zhvillohet dëgjimi i dëshmitarëve, I cili do të përfundojë sot. 
Mark Koshnjeti, i cili është arrestuar të shtunën e kaluar në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
Ai akuzohet për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. 

Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beogradit, për të vizituar motrën e tij. Ata kanë deklaruar se ai kurrë nuk ka qenë në UÇK, siç pretendon pala serbe. 

Organizatat për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë ndaj valës së arrestimeve që Serbia u ka bërë javëve të fundit kosovarëve që po kalonin në territorin e shtetit serb, ndërsa kërkuan që kjo çështje të futet si temë diskutimi në dialogun ndërmjet palëve. 

Përfaqësues të këtyre organizatave thanë se me veprimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po rrezikohet stabiliteti rajonal dhe po vihet në pikëpyetje parimi i sundimit të ligjit. Kryetarja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, tha se, për shkak të pafuqisë së Prishtinës zyrtare, i takon misionit evropian për sundimin e ligjit që vepron në vend, ta nxisë zgjidhjen e çështjes së fletë-arresteve serbe ndaj shtetasve të Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA