Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i 31-vjeçarit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja

Një ditë pasi prokuroria e Shkodrës i dërgoi ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, ku u arrestua pak ditë më parë, babai i tij Mustafa Lici ka mohuar akuzat dhe përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës. Në një deklaratë për mediat, Lici pretendon se ka prova se në kohën kur ndodhi vrasja e Endri Mustafës, djali i tij ndodhej në Tiranë.

‘Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika. Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera.

U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin. Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë Niko Brahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicion.'- tha Mustafa Lici.

Ibrahim Lici u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/02/2024 00:15

    Na mbushe mendjen o babush,sikur jot bir vajti nga Shkodra ne Paris! Po ja ku eshte Tirana,distanca behej brenda dites me rrangallat-makina e rruget e kohes se Xhaxhit e jo me tani,me rruge te shtruara e te shkurtuara,me kohe te shkurtuar e me cuna qe i ngasin makinat supermoderne e super te shpejta, si pilotet e Formula-uno! S.d.q nuk na the c'donte ate dite ne Tirane djali jot,apo kishte ardhur per te fluturuar nga Rinasi drejt Turqise?!

    Përgjigju
  • Edi: 20/02/2024 13:46

    Po ate kameren qe duket tu vra ciftin brecana a po e dorzon ?? Tan kirasi e tan njerzit qe e njofin djalin tan e dallojn kollaj se asht ai ne kamer tu i vra

    Përgjigju
  • 313: 20/02/2024 11:51

    prap te spaku mor spiju ? po rri mor plak maruf se bodh nejte tu shpik e tu spiunu o familje spiujsh

    Përgjigju
    • O HOUSE OF GUCCI: 21/02/2024 14:22

      Nuk merret Asmeri me kta pune Muhameti ka 100 adresa e shkrun ktu e n tik tok Leh si shakat se jashte ja kepusin topet

    • House of Gucci: 20/02/2024 20:58

      Shifet se ske ca ban tan diten ma asmer

  • Turi: 20/02/2024 11:50

    Telefoni nuk ka lidhje se ku ka qene ne ate moment sepse mundet dhe ta kesh len diku per te humbur gjurmet por nese ka kamera qe e vertetojne vendodhjen eshte gje tjeter por kot nuk besoj se te bie njeri ne qafe edhe pse ka pasur raste te rralla

    Përgjigju
    • Tur bandula: 20/02/2024 13:16

      ....

    • Tur bandula: 20/02/2024 13:15

      Ja ke fut kot plaku

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'