Fitoi lirinë me garanci 5 mln lekë, Prokuroria apelon vendimin për Martinajn me 7 akuza në 'kurriz'

Fitoi lirinë me garanci 5 mln lekë, Prokuroria apelon vendimin për Martinajn me 7 akuza në 'kurriz'

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin për të lënë të lirë nga qelia Ervin Martinajn i cili u vu në pranga pas vrasjes së nodhur më 4 tetor të 2018 në ish-Bllok. Mbi Martinajn rëndonin 7 akuza por vendimi për ta lënë të lirë erdhi para 5 ditësh pasi ai la në garanci një shumë prej 5 milion lekësh të rinj.

Në maskarën e ish-Bllokut mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagos vetë Martinaj dhe Elio Hato. Martinaj ishte i vetmi që ishte në burg pas vrasjes në ish-bllok. Ndaj tij momentalisht Prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaaaa: 07/05/2019 16:38

    Doli ky dobici...

    Përgjigju
    • Aaapapapa: 07/05/2019 18:18

      I lumt ahahhahahahah

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës