Vrasja në ish-bllok, lirohet Ervis Martinaj me 7 akuza! Mjaftoi garancia 5 milionë lekë (VIDEO)

Pas shtatë muajsh në qeli lirohet nga burgu 302 në Tiranë Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia për masakrën e 4 tetorit 2018. Kujtojmë që Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në qeli, pasi të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ishin liruar nga gjykata ose ishin shpallur në kërkim policor. Lirimi i Martinaj nga qelia është bërë ditën e djeshme nga gjykata e Tiranës, ku kërkesa e tij për lirim me kusht është pranuar nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili ka dhënë vendimin për lirimin e Martinaj në datën 2 maj 2019. Mësohet se Martinaj kërkesën e tij e ka shoqëruar me një sërë argumentesh por dhe duke ofruar si garanci pasurore, shumën prej 5 milion lekë të rinj. Tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo, Kreshnik Ajazi kundërshtuan vendimin duke kërkuar që të mbetet në fuqi masa arrest me burg.

Avokati Mirash Martini është shprehur se nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vrasjen në ish-Bllok. "Nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vrasjen në ish-Bllok. Nuk do i shmanget drejtësisë, hetimi pasuror mbetet i hapur'.

Kujtojmë që në muajin tetor dhe nëntor 2018 ndaj Ervis Martinaj janë vendosur dy masa sigurimi arrest në burg 30 ditor, por në datën 19 nëntorit 2018 gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” 30 ditor në “arrest në burg”.

Pas këtij vendimi nga ana e anëtarëve të grupit hetimor është bërë një mobilizim, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.

Plot 7 muaj nga ndodhja e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok ku Fabiol Gaxha mbeti i vdekur, dhe Ervis Martinaj e Eljo Hato u plagosën, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohej dhe analizohej çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë, pranë organeve ligjzbatuese, kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij.

Ndaj Ervis Martinaj momentalisht prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kujtojmë që pas këtij vendimi të sotëm të gjykatës së Tiranës asnjë person për ngjarjen e 4 tetorit 2018 të ndodhur në ish-bllok, nuk ndodhet ne qeli. I fundit që u dorëzua dhe u lirua me masën e detyrimit për paraqitje ishte Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjata, i cili për disa muaj qëndroi në arrati. Ndërkohë në arrati vijon të qëndrojë kushëri i Elvana Gjata, Merviol Bilo, ish-komandoja i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, i cili akuzohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Fabiol Gaxha, të cilin e vrau në vend, Ervis Martinaj të cilin e plagosi me një plumb në qafë dhe Elio Haton të cilin e plagosi me një plumb në kokë.

Personi që futi në konflikt Mata dhe Ervis Martinaj sipas dyshimeve të prokurorisë besohet se është Eldi Dizdari bashkëshorti i ish-miss Shqipëria Suada Sherifi. Eldi Dizdari dhe Ervin Mata besohet se janë strumbullarët e këtij konflikti që solli dhe përdorimin e armëve, ku Dizdari dhe Mata fillimisht janë zënë në trotuarin, para lokal “Monopol”, dhe motiv besohet se është një borxh financiar i pashlyer nga Mata.

Shtatë akuza për Martinaj
“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim mbetur tentative.
“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”
“Falsifik të pasaportave apo letër njoftimeve”
“Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarisë kriminale”
“Fshehje të ardhurash”
“Organizimi i lotarive të palejuara”
”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

Pavarësisht akuzave të ngritura nga prokuroria e Tiranës, kjo e fundit gjatë këtyre muajve nuk ka siguruar asnjë provë që të faktonte vrasjen, apo akuzat e tjera.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 04/05/2019 20:41

    Nuk ka faj prokuroria. Prokuroria ka paraqitur te gjitha provat qe tregojne se ky martinaj ka qene i përfshire ne ngjarje, madje edhe organizator i saj. Kemi kamerat e sigurisë që tregojn se ishte në lokal, kemi ekspertimin e celularit ku del se i ka urdheruar shoket të vijn me arme, deshmit e personave etj. Ky gjyqtari ka tentuar njeher ta nxjerri me arsye koti, por nuk ja doli. Tani e nxorri pa arsye fare. Munt ta ken kercenuar ose i kan ofruar shum lek.

    Përgjigju
  • Linda: 04/05/2019 11:14

    Pyesni burrin e Elizabeta Ymerit Zotin Agron me disa mbiemra.Ai eshte aktor gjigand ne histori

    Përgjigju
    • Linda: 04/05/2019 11:34

      Mos u merrni me gjygjtarin se ska me felliqsire se prokuroria.Eshte e gjitha loje e prokurorise.Pasi ka Liruar Maten me urdher te Rames.E din Edi Rama se si eshte puna.Pasi vellackon Olsi e futi ne loje tamam se kishim problem bixhozin po luajne shqiptaret 4 here me teper sa luanin para 1 janarit 2019.E mbajten ne burg kete Martinajn sa i moren biznesin.

  • Linda: 04/05/2019 11:01

    Ju pershendes me zjarr nga zëmra

    Përgjigju
  • Komedi: 04/05/2019 10:27

    Hahaha lot kta gjygjtaret jane super per ti q.re r.pr fare ti zhdukesh fare se pastaj pretendojn dhe behen si ujqer qe jan qe jane ne fakt kur i bie “integriteti profesional” ne veting...

    Përgjigju
  • Bruna: 04/05/2019 10:24

    Sa turp per shtetin ton nje rrugac kriminel lihet i lir e sh te pafajshem rrin burgjeve shteti qe duam ku i gjeti ky gjith ate pasuri 33 vjec ku prindrit tan punuan gj jeten e me zor jetojn

    Përgjigju
  • Komando: 04/05/2019 10:19

    Tani do shofim nese e ka korrigju shenjestren ai komandoja qe e plagosi

    Përgjigju
  • Robshi: 04/05/2019 10:18

    O plehra pse nuk publikoni komentet pa asnjë fyerje jeni llumi i medias

    Përgjigju
  • tori: 04/05/2019 09:57

    Nuk e di se çfar pune ben ky por ku i gjeti edhe keta 50000000 milion se nje punetor nuk i ben kurre me pune te ndershme keto leke.

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 04/05/2019 09:35

    Kjo eshte drejtesia qe duam. Ndonjeri qe na shkel ne kallo, i heqim koken japim nje shume parash dalim te pafajshem dhe mbaroi filmi.

    Përgjigju
  • Nicja: 04/05/2019 07:06

    Sa gjyqtar medioker dhe te ligj qe jane. Shfrytezojne analogjine se garancia ne para perdoret ne Amerike a gjetke, shfrytezojne gjithashtu dhe injorancen e njerezve qe nuk e dine se per krime te renda nuk mund te pranohet garanci, aq me shume ne nje situate si kjo kur behet fjale per pazare droge, dhe pjestar te forcave te armatosura te perfshire, ne gjyq jo vetem nuk duhej menduar garancia, por procedurat mundesisht te ishin aq te rrepta sa per nje gjyq ushtarak. Duke pasur dhe parasysh se para disa ditesh vdiq dikush ne qeli per 13 gr hashash qe vunate denim me 3 vjet burg. PAstaj thone qe luftojme dhe trafikun e droges e krimin e organizuar, shifrat e te denuarve e 'vertetojne' kete, por organizuesit i lene te lire.

    Përgjigju
  • Gazmir: 04/05/2019 00:37

    Ju pershendes nga zemra te gjith ju komentues

    Përgjigju
  • Berti: 03/05/2019 23:37

    Fajin e ka gjyqtari qe e liroi. Mos u beni merak per Martinajn, tashme ai eshte i ekspozuar. Ceshtje kohe ..

    Përgjigju
    • Berti: 04/05/2019 14:57

      Nuk e di konkretisht o Gori, por besoj ndaj atyre qe i dhane goditjen e pare. Ky e ka arritur majen dhe tani do filloje dishezen. Kaq e kupton besoj. Jane te njohura historite e banditeve si ky, dihet dhe perfundimi. Le te fryhet sa te doje tani. Edhe Gjermeni i Aldo Bares e ka nisur rrugen per ferr. Ceshtje kohe eshte dhe askujt nuk do i vije keq per kete soj qelbesirash.

    • Gori: 04/05/2019 12:53

      O berti ndaj kujt eshte i ekspozuar martinaj? Mund te na e thuash. Kush do mundet ti beje gje ktij.

  • Kllufi i gjate: 03/05/2019 22:49

    Si shteti si mileti dhe drejtësia ska pse të jetë me e mire...vendim i drejtë në proporcion me çdo fushe tjeter të këtij vendi

    Përgjigju
  • Shqiptari: 03/05/2019 20:27

    Gjyqtar ..nxore nje inkriminuar nga burgu..dhe ke fut t pafajshem..mos ja bej si qente kur I lene pa bukee..kur te te numerojne plumbat Ty..familjes tende e keshtu me radhe...pac fat ! Sepse je n parajsen me emrin Albanistan .

    Përgjigju
  • Uran: 03/05/2019 20:24

    Shtet ndyrsir

    Përgjigju
  • Goni: 03/05/2019 19:53

    Martinaj do sponsorizoj fushaten e Tan Gjermenit ne lushnje, ushtarakisht dhe financiarisht...ja kaq e thjeshte eshte !!!!

    Përgjigju
    • Edi1: 03/05/2019 23:24

      Me që i di gjërat kaq mirë o Goni,nëse ke mundësi më kthe një përgjigje, nëse kandidon Tan Gjermëni në Lushnje, nga kush ka nevojë të ruhet që duhet ta mbroj ky Martinaj ? Në Lushnje e ka të fituar edhe sikur Lul Bashën të ketë përballë, pa pasur nevojë as për blerje votash e as për kërcënime. Edhe një pyetje, fajin e ka gjykatësi që e liron me kusht apo prokurorët që për muaj me radhë hetime, nuk kanë siguruar asnjë provë ?

  • pffff: 03/05/2019 19:08

    I akuzuari per fshehje parash, pastrim parash ve garanci pasurore leket per te cilat akuzohet qe i ka fshehur! hahahahaha ja pra drejtesia u vu ne vend pupupupu...

    Përgjigju
  • Mafia: 03/05/2019 19:05

    Po nuk doli mafia te vrasin ca doktorr dhe ca gjykates dhe ca njerez te korroptuar nuk behet ky vend..

    Përgjigju
  • Ton Ton: 03/05/2019 18:53

    Mushini burgjet me rob qe kapen me nji kallo apo qe spagujn dritat. Shtet kurv. Sikur ti harrosh gjith akuzat e tjera vetem fakti qe nuk esht verifiku prejardhja e pasuris kundershton vendimin. I bi me inkuraju robt me bo lek me gjoba se leket te qisin nga burgu. Shume e pa moralshme

    Përgjigju
  • ne tiron: 03/05/2019 18:29

    Kur do dalin koeficentet per bastet: pas sa kohesh ky do bej incidentin e radhes?

    Përgjigju
  • Rodi: 03/05/2019 18:27

    Bravo Tan Gjermeni ! Tani te gjithe gjyqtaret ti kerkojn falje Shullazit, se po ben kot burg, ai vec dy akuza kishte , ky ka 8 e nuk e rruan Tani !

    Përgjigju
  • Edi: 03/05/2019 18:15

    Ahahahahahah. Gjermeni i Rilindjes mund ta bente vetem kete gje. Lum si Lushnja qe do ta kete kryetar bashkie. Mjere ky vend thuaj....

    Përgjigju
  • Sonila: 03/05/2019 17:55

    E pse duhet te kthehesh me ne Shqiperi apo te qendrish me aty o zot i madh,e perse duhet te hyme ne Europe o zoti madh, e per cfare duhet ti besojme me qeverive te ndyra dhe gjykatave apo te famshmes Veting ne gjyqesor.Sot ka ardhur koha ta duash Shqiperine nga larg dhe jam me i lumturi qe jam jashte dhe nuk dua tja shikoj me fytyren atij vendi me keqardhjen me te thelle se eshte vendi im e me dhimset.

    Përgjigju
  • Pupupu: 03/05/2019 17:32

    Mjer ne ku jetojm shtet leshi

    Përgjigju
  • €€€€€€€: 03/05/2019 17:30

    Bravo gjykatesi qenka njeri me Taban te fort sa i thot shtetit qe une spyes per shtet fare.. ky plera pagoi 1 miljon euro i mori gjykatesi zagari maskarai harbuti ndyresira rrugaci .. perfundimisht ne shqiperi eshte vend i korroptuar ..te largohemi menjeher nga shqiperia..

    Përgjigju
  • Avni: 03/05/2019 17:29

    Shif mor ca bohet ne ket vend..po ca esht kjo garanci pasurore qe thoni o shtet i dal faret..

    Përgjigju
  • moni: 03/05/2019 17:28

    Dolen te gjithe nje e nga nje dmth. Kemi drejtesi shume te paster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës