VLORË -Prokuroria e Vlorës shprehet se Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka refuzuar sërish që të merret në pyetje nga ky institucion pavarësisht kërkesës së organit të akuzës.
Ndërkohë që Avokati i kryebashkiakut të Vlorës e ka justifikuar mos prezantimin e Shpëtim Gjikës në ambientet e Prokurorisë me gjendjen shëndetësore të këtij të fundit.
Sipas avokatit, kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika nuk mund të paraqitet në Prokurori pasi vijon marrjen e mjekimit në ambientet e spitalit Amerikan.
Kreu i Bashkisë së Vlorës u arrestua pasditen e 6 shkurtit nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Fallsifikimit të dokumentave”, dhe “Ndërtim i paligjshëm” lidhur me lejen e dhënë për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.
Ndërkohë që më 13 shkurt Prokuroria e Vlorës, ka apeluar vendimin për lirimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Në kërkesën e saj, drejtuar Gjykatës së Apelit Vlorë, Prokuroria ka renditur tetë argumenta se ku ka gabuar gjykata e shkallës së parë në zëvendësimin e masës së sigurisë për personin e dyshuar. Prokuroria apelon vendimin e lirimit të Gjikës: S'është i sëmurë!
Sipas Prokurorisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka refuzuar 4 herë oficerët e policisë gjyqësore për të sekuestruar dokumente zyrtare të cilat ndodheshin në arshivën e Bashkisë, para se të arrestohej më 6 shkurt. Gjithashtu Prokuroria e Vlorës gjatë kontrollit në zyrën e Gjikës ka deklaruar se nuk ka gjetur asnjë nga dokumentet për të cilat ai u kishte deklaruar se ndodheshin në zyrë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com