Prokuroria i rikthen Bashkisë
dosjet për ndërtimet pa leje

Prokuroria i rikthen Bashkisë<br />dosjet për ndërtimet pa leje
TIRANE- Beteja e Bashkisë së Tiranës me gjykatat për ndërtimet pa leje, duket se do të jetë e gjatë. Prokuroria e Tiranës i kthen Bashkisë dosjet me pesë kallëzimet për ndërtimet pa leje të depozituara pak ditë më parë në organin e akuzës. Burime nga ky organ bëjnë me dije se shkak për këtë vendim të prokurorisë janë bërë mangësitë në dokumentacionin e dërguar nga drejtuesit vendore, si dhe mos ndjekja më parë e rrugëve administrative.

Kallëzimet u depozituan në organin e akuzës një javë më parë, ndërsa në një deklaratë për mediat bashkia e kryeqytetit bëri të ditur emrat e personave të proceduar. Mes të denoncuarve ishte edhe deputeti i Partisë Sociliste Vladimir Kosta, i cili sipas Bashkisë akuzohej për një ndërtim pa leje në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror në rrugën “Bajram Curri”. Veç tij, zyrtarët bashkiakë denoncuan dhe shtetasit Agim Hamza, Besnik Canaj, Lefter Canaj, Gentian Balla e Veli Vladi.

Në deklaratë theksohej se gjatë ushtrimit të kontrollit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës inspektorët kanë konstatuar probleme e paligjshmëri për të cilat pasi nuk është marrë asnjë masë edhe pas njoftimit, janë detyruar t’i drejtohen prokurorisë.

 
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro, për punonjësit socialë 910 euro

Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro, për punonjësit socialë 910 euro