TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t'i vë në dizpocizion formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Në kërkesën dorëzuar KQZ-së me firmë të kryeprokurorit, Olsian Çela, citohet edhe fakti që Partia Demokratike ka depozituar në organin e akuzës, kërkesën për verifikimin e kryebashkiakut Ismailaj, me argumentin se ndodhet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik.
"Kërkojmë përcjelljen sa më parë në Prokurorinë e Përgjithshme të formularit të vetëdeklarimit të z.Qerim Ismailaj, si dhe çdo verifikim paraprak të kryer nga ana juaj për të vijuar me verifikimet më të thelluara në zbatim të nenit 8 të ligjit nr.138/2015", thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ku rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999. Sipas dokumentit Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, i dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin.
Pas denoncimi publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe - tha ai - do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak. Ai u shpreh ndër të tjera, se në periudhën kur pretendohet se ka dalë ky vendim ai ka qenë duke punuar si mësues në një shkollë në Corrush.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
Turpi i Mallakaster.po si sgjetet nje njeri te sakte po vendoset kte morrin qe i duket vetja i zgjuar.Injorant m.ti u be kryebashkiak dhe ka 7 muaj spo pastron dot as plerat e lagjeve.turp.qerohu.
PërgjigjuOpa,,, per 1 jave do iki dhe ky ne arati si kolegu i vet
Përgjigju