Prokuroria refuzoi padinë e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Partia e Lirisë sulmon drejtësinë: Vendimi është nul dhe skandaloz! Institucionet janë të kapura nga Rama

Partia e Lirisë e cilëson vendimin e Prokurorisë së Tiranës, për mosfillimin e çështjes për padinë e bërë nga Ilir Meta kundrejt Autoritetit të Dosjeve, si një vendim nul dhe se prokuroria nuk ka respektuar asnjë detyrim themelor. Vendimi sipas nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tregon qartë se drejtësia është kapur prej fyti nga Edi Rama.

‘Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në permbajtje. Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme.

1.Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin.

2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në daten 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se "dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime", ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim tët helluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

4.Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti I provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z.Meta, Autoriteti I Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z.Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta.

5.Është fakt I provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bëri verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti I Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr.1275/1 në datën 26 korrik 2022.

6.Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z.Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjithëse i është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi i Shqipërisë, tëcilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022. Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje.’- u shpreh Vasili.

Vasili paralajmëroi se do të kryejnë ankimim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe se çështjen do ta ndjekin deri në fund.

‘Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykate. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, por edhe në Gjykatat Ndërkombëtare.’- u shpreh Vasili.

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta kallëzoi penalisht për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete.

Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë. Kjo përplasje e Metës me autoritetin e Dosjeve lindi pasi ky i fundit kishte depozituar një shkresë në Kuvend ku theksonte se ish presidenti dyshohej si spiun i ish sigurimit të shtetit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylber: 14/10/2022 12:11

    Nje pyetje e thjeshte , perse nxorret vendimin kur ishit ne pushtet qe dosjet e hapura njehere te mos hapen me, nga cfare kishe frike?

    Përgjigju
  • Ylli: 14/10/2022 12:10

    Spiuni IM mendon qe duke i sulur petrit lyfin do i shpetoje drejtesise, a mjeran.

    Përgjigju
  • Luan: 14/10/2022 12:09

    Ty like ska bir nene e bir kurve te te shpetoje nga burgu. Mos u merzit duro edhe pak.

    Përgjigju
  • Alban: 14/10/2022 12:08

    Likja me te gjithe zarat e tij per tiu vene kundra drejtesise

    Përgjigju
  • Beni: 14/10/2022 11:47

    Ky meta sa vjen dhe po humb fuqi dhe pak dhe do perfundoje pa parti

    Përgjigju
  • Andi: 14/10/2022 11:45

    Po i vjen era burg ilirit duhet te bej kujdes

    Përgjigju
  • Sifi: 14/10/2022 11:29

    Ilu koha kur ju jepnit cendimet nga zyrat partiake.Kjo drejtesi nuk pyet as Ramen dhe as ju .Me Gjokutajn do kundershtosh vendimet e gjykates ,avojati i 21 Janarit dhe ceshtjeve te tjera per PD . SPAKu duhet tju vije gakut per ato qe keni bere.Mos beni shantazh se me jeq do ju dal me ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen