Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër ish-kreut të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe dy të tjerëve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër ish-kreut të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe dy të tjerëve

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzën e dytë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi.

Ai, së bashku me dy persona tjerë, me inicialet, Y.D dhe I.Z., akuzohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare, dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ata dyshohen që me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë të 37 milionë eurove.

Prokuroria pati ngritur aktakuzën e parë kundër Krasniqit në gusht të këtij viti.

Atëherë, ai është akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për periudhë më pak se dyvjeçare.

Krasniqi ishte arrestuar në prill të vitit 2023 dhe ishte mbajtur në paraburgim nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.

Ai ishte liruar në shtator 2023.

KEK-u e pezulloi nga detyra Krasniqin vitin e kaluar, ndërsa në fillim të këtij viti e shkarkoi atë nga detyra përfundimisht dhe hapi konkurs për kryeshef të ri ekzekutiv.

Korporata Energjetike e Kosovës është një ndër ndërmarrjet kryesore energjetike në vend.

Asetet e korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025