Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën, në 2020 vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë

Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën, në 2020 vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë

Roland Pula, Gramoz dhe Xhentil Bardhi

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Roland Pulën, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi. Pula rezulton të jetë element me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital më 2020 në fshatin Gramëz të Krujës.

Organi i akuzës përmes prokurorit Enklid Gjini pretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në masakër, duke kërkuar në gjykatën penala të Tiranës dënimin maksimal.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit. Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhentil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën.

Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. , Roland Pula ështe nË kËrkim qË prej vitiit 2021.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!

Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!