TIRANË- Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve për vjedhejn 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë do të vijoi punën me marrjen në pyetje të anëtërve të Këshillit Mbikqëyrës të kësaj BSH.
Sipas programit të përpiluar nga Task-Forcë për hetimet e vjedhjes në BSH hetuesia do të marrë në pyejte anëtarët Petraq Milo, Ardian Civici, Dhori Kule, Elisabeta Gjoni, ndërsa anëtarja tjetër, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi iu nënshtruan pyetjeve ditën e premte. Sakaq, kujtojmë që ditën e premte në mbrëmje u arrestua dhe Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani nën akuzën e Shpërdorimit të Detyrës dhe së bashku me të edhe Kryeinspektoria e Përgjithshme Elivar Golemi. Dy të arrestuarit ditën e dielë paraqitën në Gjykatën e Shkallë së Parë Tiranë, ku njohën me masën e sigurisë "Arrest me Burg".
Sakaq, ditën e shtunë Këshilli Drejtues i Bankës së Shqipërisë realizoi një mbledhje urgjente ku i kërkoj kuvendit shkarkimin e Fullanit, ndërsa nga krahu tjetër i dha Zv/Guvernatores, Elisabeta Gjoni tagrat e Guvernatorit deri në një momenet të dytë./ATSH/
/Shqiptarja.com