Prokuroria: Zoto u solli
përfitime ndërtuesve

Prokuroria: Zoto u solli<br />përfitime ndërtuesve
TIRANE- “Ndërtimi i kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, i ka sjellë përfitime të padrejta pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues, si dhe dëme të konsiderueshme shtetit, pasi nuk ka funksionuar rregullisht veprimtaria shtetërore në këtë fushë”.

Kështu shprehet prokuroria e Vlorës në dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Odhise Zoto, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Urbanistikës. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka mundur të sigurojë nga gjykata e Vlorës të gjitha argumentat, provat dhe faktet e prokurorisë, të cilët tregojnë shkeljet e rënda të bëra nga zyrtarët e bashkisë së Vlorës. Sipas akuzës, me veprimet dhe mosveprimet e të pandehurit Odhise Zoto, i kanë sjellë pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues, përfitime të padrejta pasi janë lejuar që të kryejnë një ndërtim i cili sipas rregullave urbanistike nuk duhet që të ishte lejuar që të ndërtohej.

DISTANCA NGA RRUGA
Sipas hartës grafike të sekuestruar nga prokuroria e Vlorës, gjatë ndërtimeve kompleksi “Jon” duhet të mbante një largësi prej 7.45 metra nga rruga kryesore që në rastin konkret është rruga “Akeksandër Moisiu”. Mirëpo një rregullore e tillë nuk është zbatuar gjatë punimeve. Gjithashtu në hartën grafike, tregohet se në anën lindore të kompleksit “Jon” ezkiston një sipërfaqe lulishte dhe pemë të mbjella, ndërkohë që në realitet kompleksi ka hedhur shkallët e dyqaneve në trotuarin e rrugës së sipërcituar. Të gjitha këto veprimeve të kundraligjshme janë kryer gjatë kryerjes së punimeve dhe nën hundën e policisë bashkiake dhe inspektoriatit ndërtimor në këtë bashki. Një tjetër fakt ku kompania “G.B.A Konstruksion” nuk i është përmbajtur projektit të paraqitur, është ndërtimi para kompleksit të pishinave. Vetë kompleksi “Jon” si dhe pishinat janë ndërtuar mbi sipërfaqen e ujërave të detit.


ZOTO E BËRI ME DASHJE
Në dosjen e prokurorisë së Vlorës, tregohet se i pandehuri Odhise Zoto i ka kryer veprimet e mësipërme me dashje direkte, pasi ka qënë në dijeni që në vendin ku tashmë është nfritur pallati nuk lejohej ndërtimi. Veprimet e tij kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit duke sjellë pasoja jo materiale, pasi nuk ka funksionuar rregullisht veprimtaria shtetërore. Në këtë fushë janë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit pasi është shkaktuar një dëm i pariparueshëm në teritorin bregdetar, është dëmtuar zhvillimi i vendit ku është kryer ndërtimi në përputhje me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Vlorës.

Zoto në kundërshtim me rregullat e mësipërme, ka kaluar për shqyrtim në KRRT-në e Vlorës kërkesat përkatëse për shesh ndërtimi dhe për lejë ndërtimi. Në këtë rast Zoto në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8405 për “Urbanistikën” duhet që të kishte përfunduar procedimin e shqyrtimit administrative të kërkesës, duke i njoftuar kërkuesit mospranimin e kërkesës dhe jo të lejonte shqyrtimin e kërkesës nga KRRT-ja.

Kallëzimi
Në muajin shkurt 2011 INUK që në atë kohë drejtohej nga Gjergji Bojaxhi, ka bërë kallëzimin penal në prokurorinë e Vlorës, duke kërkuar vënien në përgjegjësi penale për disa zyrtarë të bashkisë së Vlorës. Në kallëzimin e INUK përmendet dhe emri i kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia