Punonjësi i gjykatës Lezhë ankohet në ILD për prokuroren: Zbuti veprën penale për dhunuesin
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë
Prokurorja e Lezhës, Irena Sufaj është bërë objekt ankimimi në Inspektorian e Lartë të Drejtësisë nga një punonjës gjykate.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një procedim penal të goditjes për shkak të detyrës të një punonjësi gjykate, ngjarje e ndodhur në muajin tetor të vitit 2023.
Sipas punonjësit të gjykatës, një ditë para përfundimit të afatit të hetimeve prokurorja e Lezhës Irena Sufaj, ka vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Goditja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, në nenin 90 i Kodit Penal “Dëmtime të tjera me dashje” dhe në kundërshtim me ligjin këtë vendim prokurorja nuk ja kakomunikuar viktimës së veprës penale.
Ndër të tjera, punonjësi i gjykatës pretendon se një ditë pasi kishte ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale dhe pa ja komunikuar këtë vendim viktimës, prokurorja ka përfunduar hetimet dhe njëkohësisht ka vendosur pushimin e çështjes, për autorin e ngjarjes.
Bazë e ankimit të punonjësi të gjykatës është se referuar ligjit procedural penal, për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale organi i akuzës me marrjen e vendimit duhet të vërë në dijeni viktimën, dhe për të drejtën e njohjes me aktin si dhe sipas rastit, për të paraqitur ankim në Gjykatë, por kjo nuk ka ndodhur në rastin në fjalë.
Më 4 qershor, në përgjigje ndaj ankimuesit, ILD thotë: Ankesa juaj është regjistruar dhe do të shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në përputhje me parashikimet e Pjesës V, Kreut II të ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe parashikimet e Pjesës IV, Kreu I dhe III të ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, dhe ju do të njoftoheni për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë.
K.M/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59