Rudina Xhunga: Më përndiqnin, më thanë 'nuk është vepër penale'! Imeraj: Ligjet kanë ndryshuar! 200 të arrestuar për dhunën kundër grave

Rudina Xhunga: Më përndiqnin, më thanë 'nuk është vepër penale'! Imeraj: Ligjet kanë ndryshuar! 200 të arrestuar për dhunën kundër grave

Elisabeta Imeraj

TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të dhunës kundër grave përfaqësues të medias dhe Prokurorisë së Tiranës ka mbajtur fjalën e saj në tryezën “bashkë kundër dhunës”. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës është shprehur se janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje.

Ajo tha se në media flitet për korrupsion por njerëzit harrojnë që kanë problematika të përditshme.

“Në media flitet shpesh për korrupsionin, por njerëzit jetojnë dhe kanë problematika të përditshme që shkojnë përtej problemeve që lidhen me atë që quhet korrupsioni galopant.

Dhe këto probleme janë po aq të rëndësishme sa të atyre njerëzve që mbushin gazetat dhe ekranet e televizioneve përditë, ndaj edhe dhuna ndaj grave është një fenomen që duhet trajtuar më shpesh”, tha Imeraj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje

1574679233_IMERAJ.jpeg

Drejtuesja e Prokurori së Tiranës, Elizabeta Imeraj deklaroi se janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje.

“Nisim këtu pranë akuzës ditën e parë kundër dhunës, pasi motoja jone është: bashkë kundër dhunës. Janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës ndaj gruas. Këto vepra penale janë të shpeshta dhe një fenomen shqetësues. Janë 200 të arrestuar për dhunë në familje”, u shpreh Imeraj.

Prokurori Genci Qana është shprehur se prokurorët dhe gjyqtarët shpesh shohin anën njerëzore, ndërsa përmendi edhe disa nga rastet kur nuk vihet në zbatim ndëshkimi i përcaktuar nga trupi gjykues për një rast të caktuar dhune në familje.

 “Prokurorët dhe gjyqtarët janë qenie njerëzore, shpesh shohim edhe anën njerëzore. Rastet e dhunës i takojnë familjeve me probleme ekonomike dhe shoqërore. Sistemi penal kështu siç është ndërtuar ndikon edhe mbi autorin dhe viktimën, pasi shpesh autori është i vetmi që sjell të ardhura në familje. Ne jemi një hallkë e këtij zinxhiri. Një pjesë fare e vogël i përsërisin sërish veprimet. Dënimi penal ka efekt, ne duhet të ndërgjegjësojmë viktimat e dhunës, të cilat refuzojnë të ndihmojnë gjatë procesit penal. Po vëmë re qe në praktikë dalin vështirësi në zbatimin e urdhrave të mbrojtjes. Gjykata thotë të qëndrojnë në distancë 500 metra në një kohë kur ata të dy dhunues dhe viktimë jetojnë nën një çati. Kjo është vështirësi e zbatimit në praktikë”, deklaroi nga ana tjetër prokurori Genci Qana.

Ora 11:36
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës i përgjigjet Rudina Xhungës: Ligjet kanë ndryshuar

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj i është përgjigjur gazetares Rudina Xhunga e cila tha se rasti i denonucuar prej saj si përndjekje nuk ishte konsideruar vepër penale. Ajo tha se nga 2003, Prokuroria ka ardhur duke u përmirësuar dhe nuk është më i njëjti trajtim.

“Që nga 2003 Prokuroria ka ardhur duke u përmirësuar, jemi në 2019, kështu që nuk është më i njëjti trajtim. Këta prokurorë në mënyrë të përditshme kryejnë veprime hetimore dhe kanë përballë një grua të dhunuar por pas këtij episodi dhe pas këtyre veprimeve ka diçka më shumë.

Për këtë arsye ligji parashikon në mënyrë të detajuar të drejtat e viktimës dhe për këtë arsye janë krijuar në mënyrë të posaçme brenda prokurorisë dhe organizma si koordinatori për mbrojtjen e të drejtave të viktimës dhe për këtë arsye ligji ka në mënyrë kaq të detajuar të njohura këto të drejta. Ajo çka ne duhet të bëjmë është që jo thjesht t’i lexojmë, t’i kuptojmë por edhe t’i zbatojmë”, deklaroi Imeraj.

Ora 11:23
Rudina Xhunga: Një i çmendur më dërgonte mesazhe të pështira! Më thanë 'nuk është vepër penale, të dashuron'

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka rrëfyer në tryezën 'Bashkë kundër Dhunës' një përvojë personale se si ishte kërcënuar me mesazhe nga një person. Ajo tha se kishte duruar duke mos e bërë rasti publik për shkak të imazhit. Ajo u shpreh se në momentin e denoncimit kishte marrë si përgjigje se mesazhet e tij nuk ishin kërcënuese pasi ai e donte.

Xhunga Bëri thirrje se duhet ngritur zëri pa pasur turp se do të dëgjojnë pasi kjo gjë i ndodh shumë nënave dhe grave. 

"Sot ishte një ditë e keqe për mua për të ardhur, pasi isha me temperaturë, me grip. Por nuk mund t’i thosha’ JO’ një ditë si kjo. Gra të dhunuara, nuk janë vetëm ato që rrihen nga burri. S’ka lidhje me shkollën dhuna. Jam këtu dhe to të jem me gratë që dhunohen. Uroj që të shtohen gratë prokurore pasi janë më të ndjeshme, apo gratë gazetare. Sado që të mblidhen gratë në shesh, ne kemi nevojë për prokurorinë për të luftuar dhunën ndaj tyre. Kemi nevoje per prokurorine. Këtu (Në prokurori) duhej të flitej për nevojën që kemi ndaj ligjit. Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004. Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”.

E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kërcënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte. Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte. Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje. Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pa kapak. Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë. I ndodh shumë grave, i ka ndodhur nënave tona. Na ndodh neve, mund t’u ndodh edhe fëmijëve tanë po nuk folëm. Duhet t’i kthejmë fjalët në ligje, të bëhesh bashkë. Duhet të bëhen gratë bashkë, ndjesë burrat. Por besoj fuqimisht që së pari gratë janë të pa korruptueshme. Uroj që të shtohen gratë prokurore, të më falin burrat, pasi ka dhe nga ata që nuk do t’i kapë vettingu. Por vettingu na bën mirë të gjithëve. Kemi nevojë për një shoqëri të pastër, pa dhunë. Nuk e di nëse jam në vendin e duhur, për të kujtuar për amnistinë grave të dhunuara. I kam takuar ato në fund të vitit ë kaluar. Uroj për to të bëhet diçka, pasi nuk janë në të njëjtat pozita si burrat që vrasin. Të paktën tani. Më vonë se di si do të ndryshojë shoqëria jonë", u shpreh Rudina Xhunga.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur