Prokurorja që arrestoi ish-kryeministrin kroat zbarkon në Tiranë

Prokurorja që arrestoi ish-kryeministrin kroat zbarkon në Tiranë

Prokurorja Tamar Laptosh

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, ka zbarkuar dje në Tiranë, për të ndarë me prokurorët shqiptarë eksperiencën e saj në goditjen e korrupsionit në nivelet më të larta të politikës kroate. Prokurorja Tamar Laptosh mori pjesë në takimin e organizuar nga misioni EURALIUS në Tiranë, për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takimin me dyer të mbyllura, i zhvilluar në kuadër të nisjes së procedurave për ngritjen e organeve të SPAK-ut, ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Tamar Laptosh ka pohuar në takim se e rëndësishme është besueshmëria e prokurorëve të SPAK dhe bashkëpunimi me Gjykatën Speciale. “Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh.

Luigi Soreca deklaroi se BE ofron mbështetje për të gjithë ata që do të aplikojnë dhe do të jenë pjesë e SPAK. Ai tha se prokurorët do të japin kontribut në të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se ka pasur shumë aplikime, por duhet akoma më shumë. "Para pak kohe u kënaqa dhe u gëzova që u takova me një numër të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh që kishin interes për të aplikuar në SPAK. Kemi qenë aty së bashku me prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme edhe me kryetaren e KLGJ dhe kemi dëgjuar edhe komentet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Deri tani kemi pasur një numër aplikimesh por do të ishte më mirë të kishim dhe të tjera sepse sa më shumë të kemi aq më mirë është për të zgjedhur. Ndaj ne dëshironim që të bisedonim me të gjithë ata që janë të interesuar për t'u bërë pjesë e kësaj strukture në mënyrë që ti bënim thirrje dhe një herë atyre por që të ecet përpara ne këto përpjekje. Kjo është e rëndësishme pasi të gjithë këta individë do të japin kontributin e tyre jo vetëm për shoqërinë shqiptare por dhe për vënien e drejtësisë në të ardhmen. Unë kam thënë shpesh që kjo është një çështje e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e BE", tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keshtu bej edhe ti....: 05/02/2019 19:02

    O Silvia Konti ku ke ardhe!!! Ne vendin e djallit kane per ta gjetur edhe ty anen, e kane per te te korruptuar edhe ty. Atje s'ka Komisar Katane, po ndyresira djallezore me 100 brire... Edhe Apostulli Pal kur kaloi andej (ne Shengjin), gjate rruges se tij per ne Rrome, i shkundi sandalet para se te hipte ne anije e tha : 'Mos u Kthefsha me ne Keto Toka e ne Keto Qenie'... Keshtu bej edhe ti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër