Proloco Zhurianë, një festë e bukur
e të vjelave të rrushit në Zhurë

Proloco Zhurianë, një festë e bukur<br />e të vjelave të rrushit në Zhurë
GINESTRA 1 NËNTOR 2013.
Një sukses i edicionit të tretë të festës së vjeljes së rrushit, që u zhvillua nën kujdesin e shoqatës Pro-loco `ZHURIAN`. Të shumtë kanë qenë pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë vendit, të cilët kanë provuar disa nga produktet e Enogastronomisë vjeshtore.

Edhe këtë vit Ginestra, që është një komunë albanofone në  Potenca të Italisë, u organizua edicioni i tretë i vjeljes e organizuar nga shoqata  pro-loco “Zhurian” e organizuar nga Massimo Summa dhe u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit.
Kjo ishte një festë vjeshte, në të cilën janë provuar produkte të kulturës fshatareske në Sheshin A.Raffaele Ciriello dhe në furrën karakteristike të quajtur `Arco Forno`.  Bashkë me disa vegla që përdoren për vjelje, si shtrydhësja e rrushi dhe të tjera si këto, disa amvisa të shoqatës kishin përgatitur disa gatime tipike, të cilat lidhen me periudhën e vjeljeve: bukë e pjekur, maja rrepash, djathëra, petulla dhe gështenja.
Ka pasur edhe disa piatanca, të cialat gatuheshin disa kohë më parë, gjatë përkujtimit të të vdekurve, grurë i pjekur me verë dhe  “Fringiu-l”, që janë makarona të bëra në shtëpi dhe të pjekura me.

Si në Ginestra, ashtu edhe në disa komuna të tjera të Komunitetit të Vulture, Maschito dhe Barile, besohet që gjatë natë së 1 nëntorit, të vdekurit marshojnë nëpër rrugët e qytetit.
Gjithashtu, sipas legjendës, thuhet se për t`i parë ata, është e nevojshme që të jemi vetëm, duke mbushur me ujë edhe dy legenë të vegjël, si edhe duke vendosur 2 qirinj. Në mesnatë, në refleksin e ujit, mund të shihen pasqyrimet e shpirtrave të të vdekurve, që ecin nëpër rrugët e qytetit.
Nga Roma, për këtë eveniment, kanë mbërritur, Maria Pia, Rosa, Antonio e Michele Rizzo, që janë me origjinë nga Ripacandida, një tjetër komunë e Potencës, të cilët kanë shijuar disa gatime të traditës fshatareske, në një ambient tipik vjeshtor. Në këtë ambient, përveç aromërave të mushtit, kanë mundur të shijojnë edhe bukën e pjekur, makaronat e bëra në shtëpi me verë dhe me grurë të pjekur.

Maria Pia ka treguar se i ati i saj punonte si mjek në Ginestra. Ajo u shpreh: “Më në fund, pas kaq vitesh, dëgjova gjuhën e këtij vendi dhe më bën të kujtoj kohërat kur im atë ushtronte profesionin e tij këtu.
Presidenti i shoqatës pro-loco në Barile, Daniele Bracuto nënvizoi se kjo mbrëmje shërbeu për të zbuluar traditën, kulturën dhe enogastronominë e një vendi.

Shoqatat pro-loco të këtij vendi, për t`u njohur, duhet të vendosin në internet evenimentet e tyre, pasi vetëm kështu, do të arrijnë të paraqesin në mënyrë sa më të mirë qytetet e vogla.

Institucionet nga ana e tyre, duhet të valorizojnë akoma edhe më shumë këto shoqata, të cilat e kryejnë aktivitetin e tyre vetëm nëpërmjet vullnetarizmit.
Umberto Chiarito, i emigruar në Milano, gjatë qëndrimit të tij në Ginestra, në ditën e përkujtimit të të vdekurve, u shpreh se ishte shumë mahnitur nga skenografia dhe nga vendi, ndërsa ushqimet e provuara e bënë të kthehej prapa në kohë. Në Këtë eveniment, ishte i pranishëm edhe imzot Rocco Rizzo, rektor i Kolegjit të burgjeve, në Vatikan dhe këshilltari i Papa Ratzinger, me origjinë nga Ripacandida.

Rizzo u shpreh: "Vij prej shumë vitesh në këtë festë të vjeljeve dhe dua të them se më entuziazmon gjithmonë e më shumë, pasi më bën të kujtoj kohën e fëmijërisë time”. Rite dhe tradita, që të bëjnë të rijetosh të shkuarën dhe gjithashtu që bëjnë të mblidhet komuniteti.
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali
 
Një festë e bukur të vjeljavet. Proloka ZHURIAN. 
Shumë njerëz, ardhur ka katunde ndryshe gustartin gastronominë e vjeshtës

Lorenzo Zolfo
Zhurë, 1 Shën Martirit 2013
Dhe sivjet Zhurë,  tek ediciuna e tretë e festës të vjeljavet e organixartur ka proloka  “Zhurian” me presdhendin Massimo Summa, erdhtin shumë njerëz.  Një festë e vjeshtës ku u gustar kultura kontandine ka qaca  A.Raffaele Ciriello e tek furri  Arco Forno. Afër atrecëvet e verës, afër torqit i mushtës, gratë e prolokës prëparartin speçalitatat e vendit çë uzarën kur viljet: bukëzier bashkë me rrapa, djathë, saucica, petulla e kështenja.

U kuçinartin dhe kunde çë njëherë prëpararshin për të vdekurit: grurë të zier te mushta e fërculj shpije zier me verë. Zhurë bashkë me Maskitin e Barilin, kërdhirnjën se natën  e parë e Shën Martirit, të vdekurit ngrëhen e bënjën përciunën për katund. Thuhet se kush do ti shohë, ka të jetë vetëm e ka të ketë një kusi ujë e dy qirinj. Mjesnatë, mënd shihen shpirtrat e të vdekurvet çë rifletiren ndë ujë e çë shkonjën ndëpër udhët e katundit.

Erdhtin ka Roma edhe Maria Pia, Rosa, Antonio e Michele Rizzo, e gustartin dhe ata kuçinën tradhicionale me adur mushtje, ku mënd të hahej bukëzierë, tumacë shpije me verë të zier e grurë të zier. 
Maria Pia çë kish pasur i atin çë ish jatrua Zhurë, rrëfjejti:  “Sa mot kisha çë nëk gjegjnja aljbërishtin çë më kujton kur tata shërbenej këtu ".  Presdhenti i  prolokës së Barilit, Daniele Bracuto tha se festa sërviren “për të riskoprirnjëm tradhitat, kulturën e enogastronominë të katundit. Prolokot ka të vëhen in rete për të rriten e të buthotonjën më shumë vljerat të katundevet të vigjël. 

Istituciunat ka ti ndihnjën më shumë këto asoçaciuna çë vivirënjën di volontariato". Umberto Chiarito çë shërben Milan, erdh Zhurë për festën e të vdekurvet, i pëlqei shumë ky evend çë i kuljtoi motin çë shkoi. Ish dhe Zoti Rocco Rizzo, ka Ripacandida rettore del Collegio dei Penitenzieri  vaticani, dhe kunfesur personal i Papit Ratzinger. "Ka  mot çë vinj ka kjo festë vjeljash e jam shumë kutiend pse më kuljton kur isha i vogël”. Këta rite e këto tradhita na prirnjën tek jeta çë shkoi e  lidhnjën këta katunde”.
Përktheu nga Italishtja në arbërisht: Griselda Doka

 Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike