Promovimi, Federata e futbollit
krijon Akademinë e Arbitrave

Promovimi, Federata e futbollit<br />krijon Akademinë e Arbitrave
Një epokë e re për futbollin shqiptar. Arbitrat, që janë një pjesë e rëndësishme e sistemit, e shpeshherë të kontestuar edhe pa të drejtë, do të formohen si profesionistë.

Nëpërmjet Akademisë, një shkollë për të mësuar ligjet e futbollit, por edhe zgjidhjen e situatave të lojës. “Formulari për të gjithë ata që duan të bëhen gjyqtarë është publikuar prej një jave në faqen e Federatës dhe menjëherë ka patur 40 aplikime. Për ne ky është një interesim i madh. Për promovimin e Akademisë së Gjyqtarëve zgjodhëm Universitetin e Sporteve, që gjithmonë ka qenë burimi kryesor. Gjithashtu kjo është edhe një mundësi e mirë për arbitret femra, me futbollin e femrave që po vazhdon të rritet edhe ka prioritete.

” Akademia e Arbitrave e nis rrugën nga Universiteti i Sporteve. Është pikërisht ky institucion që vlerësohet si burimi kryesor me gjyqtarët e së ardhmes. Nisma e promovuar në prezencën e drejtuesve të lart të futbollit në vend, arbitrave por edhe ish-gjyqtarëve të famshëm, është cilësuar historike nga zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova dhe që do të shërbejë për rritjen e performancës. “Ky është një moment historik. Kjo ka të bëjë me demokratizimin e futbollit si në çdo fushë, ashtu edhe në atë të arbitrimit.”

Ndërsa kreu i gjyqtarëve Tahir Kastrati shprehet se: “Synimi është rritja e performancës së arbitrave, falë një bashkëpunimi shembullor me Federatën Shqiptare të Futbollit”. Përzgjedhja dhe formimi i arbitrave të rinj do të zhvillohet në dy etapa.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve