TIRANE - Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli prezantoi të martën në mbremje kalendarin artistik të sezonit teatral 2014- /2015. Organizimi i promovimit të kalendarit tha Çuli “perceptua të trajtohej si një ngjarje e rëndësishme, sikurse është arti, apo shfaqjet që do të vihen në skenën e TK-së gjate sezonit të ri.”. E pranishme në aktivitet ministrja e Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro , pasi falënderoi drejtorin i cili me idenë e tij mblodhi bashkë kolegë e artiste, u shpreh se, “kam kënaqësi të jem, në teatër edhe si publik. Premtimi së bashku me angazhimin e përbashkët u realizua dhe konkretizua sot”, tha ajo.
Drejtori i TK-së në fjalën e tij theksoi se “kalendari i miratuar nga bordi tregoi besueshmërinë ndaj meje. Pjesë e këtij kalendari, do të jenë 7 premiera nga regjisorë të njohur dhe të rinj, ashtu sikurse edhe 5 regjisorë të rinj ku të gjithë së bashku me anën e veprave te njohura, do tӕ nisin këtë sezon të ri”. Ai ka prezantuar dhe ftuar disa nga regjisorët pjesmarrës, të cilët kanë treguar shfaqjet e tyre, me shpresën se audienca do t’i kushtojë më vëmëndje sezonit, i cili nis me shfaqjen “Udhëtimi i gjatë drejt natës”.
Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës” me 3 tetor ora 19:00, do të çeli sezonin e ri të TK-së, për t’u pasuar nga “Ëndrra e një nate vere” në datën 15 shtator ora 19:00, e për të vazhduar me shfaqet e tjera të repertorit, të cilat jane rreth 12 në numër. “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, “Ëndrra e një nate vere”, “Radio Iliria”, “Servantes dhe Dulçinea”, “Liri në Bremen”, “Shtëpia pa dritare”, “Tartufi”, Vrasja e Zhan Pol Maratit”, “Gruaja në dritare” jane titujt, e shfaqeve të cilat do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë këtij sezoni, me orare të ndryshme gjatë ditës, si dhe thuajse çdo ditë të javës, me qëllim afrimin në Teatër jo vetëm të publikut kryeqytet
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com