Promovimi, Teodor Laço
"Bashkëjetesë me kohën"

Promovimi, Teodor Laço<br />"Bashkëjetesë me kohën"
TIRANE- Shkrimtari Teodor Laço ka promovuar dje librin e tij më të fundit në Mjediset e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Shkrimtari ka hedhur në këtë libër kujtimet e tij, duke sjellë kështu para lexuesit edhe dëshmi të një të shkuare të afërt, por që ka shënuar çaste të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Janë shënime politike, letrare dhe intime, të cilat Laço i ndan me lexuesit. Shkrimtari ndalet veçanërisht në vitet 1996-1997, në faktorin politik të asaj kohe, kur ai ishte ministër Kulture dhe në situatën sociale të vendit.

"Në librin 'Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar', botuar në vitin 1998, thuajse mungojnë ngjarjet kulmore të viteve '96 e '97. Këto dy vite, që në një vështrim metaforik do t'i quaja viti i euforisë dhe qetësisë para furtunës(1996) dhe viti i katastrofës së mashtrimit(1997), nuk guxova t'i shoh me syrin e analistit. Nuk më mungonin as shënimet dhe as mbresat e përftuara në afërsi të ngjarjeve, sepse deri sa u formua qeveria e krizës, që u pagëzua si e 'Pajtimit Kombëtar', unë isha anëtar i Kabinetit qeveritar. Mirëpo nuk isha në 'tavë', d.m.th aty ku merreshin vendimet me peshë", thotë Teodor Laço në librin e tij.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital