Në ambientet e Biblioteka Gjergj Fishta u promovua kolana e plotë e botimit ‘Lezha 1918 - Analizë e Regjistrit Austriak’, vepër e autorit Evaristo Coli.
Botimi përbëhet nga katër vëllime dhe sjell për herë të parë të dhëna të detajuara të regjistrimit austro-hungarez të vitit 1918 për zonat e Lezhë, Malësisë së Lezhës, Dajçit (Zadrimës) dhe Vau i Dejës.
Sipas autorit, vepra përfaqëson një burim të rëndësishëm dokumentar për studiuesit, historianët dhe të gjithë të interesuarit për historinë dhe zhvillimin demografik të këtyre trevave.
Në promovimin e këtij botimi morën pjesë shkrimtarë, studiues dhe autoritete vendore, të cilët vlerësuan punën kërkimore dhe kontributin e kësaj kolane në pasurimin e fondit historik dhe kulturor të rajonit.
Kolana “Lezha 1918 - Analizë e Regjistrit Austriak” vjen si një kontribut i rëndësishëm për dokumentimin e historisë dhe kujtesës së rajonit, duke u ofruar studiuesve dhe lexuesve një pasqyrë të detajuar të realitetit demografik dhe shoqëror të kohës.
Komente







