Promovohet “Kohë Mashtrimesh”
Arben Vata: Sot titulli më aktual se kurrë

Promovohet “Kohë Mashtrimesh”<br />Arben Vata: Sot titulli më aktual se kurrë
Promovimi i librit “Kohë Mashtrimesh” i gazetarit Arben Vata u zhvillua dje në Universitetin Europian të Tiranës (Botuar nga Shtëpia Botuese UET Press). Autori ka bërë një përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik gjatë periudhës 2004-2013.

Vata tha se “artikujt pasqyrojnë ngjarjet dhe dukuritë e realitetit tonë gjatë kësaj periudhe, si kanë ndodhur, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm”. Në ceremoninë e promovimit të librit, gazetari Vata u shpreh se kishte kohë që e mendonte titullin “Kohë Mashtrimesh” dhe se “sot ky titull është më aktual se kurrë”.

Një prezantim të librit bëri edhe botuesi Henri Çili, i cili e vlerësoi Vatën dhe punën e tij, duke vënë në dukje se “ai asnjëherë nuk i është shkëputur bazës së gazetarisë” dhe se “libri i botuar nga UET Press është edhe një manual për gazetarët e rinj”.

Librin e komentuan edhe Agron Gjekmarkaj, dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel, të cilët e çmuan si një dëshmi të vlefshme për rrjedhën kronologjike të ngjarjeve në Shqipëri, duke theksuar “se ato që lexojmë në libër për të kaluarën janë duke u rikthyer në situatën aktuale politike”.

Akademiku Artan Fuga, përgjegjës i departamenti i gazetarisë & komunikimit, në Universitetin e Tiranës, e çmon rendësinë e këtij libri duke u shprehur se “Të gjithë gazetarët shqiptarë duhet të kenë kurajën qytetare të Arben Vatës: të ridalin para lexuesit me bilancin e shkrimeve të tyre në vite pa qenë të turpëruar për to dhe t'i thonë atij me zemër të hapur: Ja sesi të kam shërbyer, më gjyko!”

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset