E bija Ora Pelinku e përlotur është shprehur dje se “ndjen mall dhe zbrazëti”, sepse është ditëlindja e parë që festohet pas humbjes së aktores së shquar. Drejtuesit e Arkivit të Filmit kanë bërë një gjetje të bukur, librin “Duke biseduar me Drita Pelinkun”, e promovuan në një ditë të shënuar, që “nënkupton përjetësimin e figurës së saj”, u shpreh aktorja Margarita Xhepa. Miqtë kujtuan së bashku çaste nga puna dhe takimet me aktoren, ndërsa sopranoja Shqipe Zani e mbylli ceremoninë me tingujt e Përshpirtjes. Drita Pelinku mbarti një karrierë më shumë se 60-vjeçare në aktrim, regjizurë dhe pedagogji. Karrierën e mbylli me interpretimin e Zerinës në shfaqjen “Përjetësisht dashuria”, premierë e TK-së, 2013.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)