Në rrëfimin e fundit për kamerën e “ReporTV, një vit më parë Sadije Agolli, bashkëshortja, lexuesja e parë, redaktorja edhe shoqja besnike e ditëve të vështira e Dritëro Agollit, tregoi për punën që ishte duke bërë për botimin e një libri me kujtime. Në këto ditë libri me kujtime nga miq, kolegë edhe të njohur gjatë karrierës letrare të Agollit ka marrë jetë, nën titullin, “Ky është Dritëroi im”. Në një promovim modest në Bibliotekën e Paqes Globale artistët Bujar Asqeriu dhe Kilt Roshi rrëfyen njohjen e tyre me shkrimtarin, jo vetëm në letërsi, por edhe si skenarist në kinematografi.
“Kam pas fatin që ta takoj nga afër, ti jap dorën edhe të përqafohem me të. Në një aktivitet i kisha dhuruar një kasetë me poezi të Ali Asllanit. Prej tij pashë, se të mëdhenjtë flasin mirë për të mëdhenjtë. Dritëroi kishte dashuri për njerëzit, për tokën, për çdo gjë, edhe gjatë gjithë krijimtarisë së tij, përcolli këtë dashuri, prandaj edhe njerëzit i ishin mirënjohës”, tregon aktori Bujar Asqeriu, i cili ka luajt në filmin me skenar të Agollit, “Njeriu i mirë” rolin e Telos.
“Filmin e parë e kam luajt tek “I teti në bronx”me skenar të Agollit edhe regji të Viktor Gjikës. Sa kohë ndenja unë në sheshxhirim, ai nuk u shkëput asnjë sekondë nga grupi i xhirimit. Jo për të bërë vrenjtje, por thjesht për të ndihmuar njerëzit. Ishte një skenar i politizuar, por me ndërhyrjet që bënte ai, filmi u shkarkua në këtë drejtim”, rrëfen Roshi.
Misioni Diplomatik Paqe edhe Prosperitet në mbyllje të aktivitetit ndau titullin e lartë Misionar i Paqes Globale si dhe "Ambasadori i Artë Richard Holbrooke" (Golden Ambassador Richard Holbrooke) (pas vdekjes), të cilën profesor Fatos Klosi ia dorëzoi artistes Marjana Kondi, për shkak se familjarët e Agollit në këto ditë të vështira për shkak të COVID 19 gjenden në Vlorë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sadije dhe Dritëro Agolli, komunikim në letra dashurie! Shtëpia-muze “Agolli”, ekspozohet letërkëmbimi romantik! Vizitorët mund të lexojnë letrat gjatë gjithë muajit shkurt
5 Shkurt, 13:40
-
'U dëgjua sonte këtu edhe zëri i ndonjë balashi', kur Dritëro Agolli mbronte Azem Hajdarin nga sulmet e Berishës
3 Shkurt, 14:28
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Ju flet BBC në shqip: Qeveria na kishte frikë, ja arsyet! Esencë-Report Tv (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 21:11
-
Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Neveria ime per Migjenin
17 Dhjetor 2024, 08:44
-
Në përvjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e shkrimtarit hapet si muze! Vajza: Eksperiencë e paharrueshme! Veliaj: Familja e tij sot janë të gjithë shqiptarët
13 Tetor 2024, 14:17
-
Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu
30 Shtator 2024, 22:09
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: Të shkoj në burg, t'i shkruaj në libër denoncimet! U inskenua një skenë e tërë për të denigruar Xhafajn
27 Shtator 2024, 14:53
-
‘Në Shqipëri kujtojnë vetëm të këqijat’, raportet mes Kadaresë e Agollit dhe takimi i fundit! Dritëroi: Pa kundërshtim s’mund ta duash tjetrin (VIDEO)
3 Korrik 2024, 08:27
-
Basha drejt Berishës? Hani: Vdekje politike për të! Kthupi: Zero shanse! Çaça: Gati të shkojë te 'babai'! Klosi: PD është kthyer në qesharake
3 Prill 2024, 21:23
-
Kthupi: PD s'ka bashkim me Berishën, është faktori i përçarjes! Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që 'jam zot i këtij vendi'
6 Shkurt 2024, 22:39
-
Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë! Haklaj: Bllokimi i komisionit, skenar i trekëndëshit
6 Shkurt 2024, 21:34
kishte dashuri per cdo gje qe thoshte partia e Punes,vetem per djalin me grua ruse nuk kishte dashuri se partia urrente hryshovjanet
Përgjigju