Promovohet libri “Sekretet e Luftës”
i studiuesit Erald Kapri

Promovohet libri “Sekretet e Luftës”<br />i studiuesit Erald Kapri<br /><br>
Libri i Erald Kaprit “Sekretet e luftës”, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike, është promovuar këtë të mërkurë. Përtej këtij titulli provokues, autori rrëfen arsyen thelbësore të fshehjes së këtyre sekreteve nga qeveria komuniste. 

"Nuk është aspak provokativ, sekretet e luftës përmbajnë një informacion tepër të rrallë për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Bëhet fjalë për 150 dokumente të rralë të cilët flasin për raportin që flasin gjatë luftës. Britanikët kanë një farë rëndësi të madhe për Shqipërinë, për shkak se ato erdhën 150 oficerë britanikë që luftuan  për një vit  e gjysëm dhe sollën një sasi parash dhe ndihmash në mënyrë kolosale. Mund të përmënd  120 mijë monedha ari që erdhën në shqipëri për luftën , që kryesisht i mori  Lëvizja komuniste dhe ky ishte një faktor  kryesor që ata patën mundësi për të fituar luftën në Shqipëri"-thotë autori i librit Erald Kapri.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri ngërthen ende një debat të ashpër e intelektual, Uran Butka e Romeo Gurakuqi kanë vlerësuar botimin e ri.

"Informacioni që merr lexuesi  nga dokumentet britanike  është i gjerë dhe përfshinë të gjithë sferat e politikës dhe të luftës. Po theksoj disa teza që thuhet se takohen në të gjithë raportimet dhe trajtesat e oficerët britanik. E para, të gjithë vlerësojnë luftën antifashistëve të popullit shqiptarë kundër  pushtuesve nazifashistë të të gjithë faktorëve , qoftë të luftës Nacional shqiptare, të Ballit Kombëtar, të Legaliteti, të krerëve të Veriut që kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë"-shprehet Butka për librin "Sekretet E Luftës".

"Është një botim shumë i rëndësishëm, që do të ndihojë në kuptimin dhe saktësimin e ngjarjeve të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe viteve pas saj. Botimi i këtij dokumentacioni përbën një ngjarje të rëndësishme shkencore, që në këndvështrimin tim do të ushtrojë  me kalimin e kohës një funksion përmbysës të tërësisë përmbajtësore të të gjithë hostorisë  zyrtare që ka ushqyer mëndjet e këtij vendi për një periudhë mjaft të gjatë"- është shprehur Gurakuqi

Ky libër është rezultat i një pune katërvjeçare të kërkimit dhe shqyrtimit të dokumentacioneve në Arkivin Britanik. Për herë të parë në libër botohet dosja e plotë e kryeministrit Britanik Uinston Çurçill dhe politika e qeverisë së tij për Shqipërinë. Sekretet e tjera që publikohen në këtë libër janë bisedimet misterioze të Enver Hoxhës me gjermanët, raportet e tij me Titon e më gjerë. 

kapri

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot