TIRANE- Sokol Olldashi në ditën e lindjes së tij është përkujtuar përmes promovimit të librit të tij me poezi “Unë dhe unë”. Kozeta Mamaqi, nëna e të ndjerit, e ka sjellë të gjallë kujtimin e tij për të gjithë miqtë, dashamirësit e të njohurit nëpërmjet vargjeve të poezive të shkruara me mjeshtëri nga ana e tij.
Libri “Unë dhe unë” ka një parathënie të shkruar nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli i cili e vlerëson poezin e Olldashit. “Valsi i merimangave” është njëra nga poezitë të cilat e ka veçuar Dritëroi për filozofinë që ajo përcjell.
Në Teatrin Kombëtar, aktorët e njohur si Tinka Kurti, Roza Anagnosti dhe Sokol Angjeli kanë interpretuar poezitë e librit të Sokol Olldashit dhe kanë fituar duartrokitjet e të pranishmëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO