Promovohet sot abetarja 
e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Promovohet sot abetarja <br />e përbashkët Shqipëri-Kosovë
KOSOVE- Promovohet sot në Prizren 'abetarja e përbashkët'. Në ceremoninë që organizohet në Qendrën SPortive "Sezai Surroi" në Prizren marrin pjesë kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaci.
Të dy kryeministrat do të përshëndesin me një fjalim të pranishmit, ndërsa më pas është planifikuar zbulimi i abetares së përbashkët dhe shpërndraja e disa kopjove nga të dy kryeministrat Berisha dhe Thaci.

Teksti fitues është hartuar nga autorët, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Përzgjedhja u bë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve, dhe  kjo abetare është vlerësuar me maksimumin e pikëve si nga pala shqiptare dhe ajo kosovare. Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia