Pronësia, Panariti: Zaptuesit e
pronës publike do të largohen
Qeveria ka lëshuar dje një paralajmërim për të gjithë ata, të cilët kanë zënë prona shtetërore, që të largohen, ndryshe do të përdorë forcën. Ministri Edmond Panariti, ka qenë dje në Lushnjë, në kuadër të aksionit të Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për lirimin e tokave të zaptuara publike.
LUSHNJE- Qeveria ka lëshuar dje një paralajmërim për të gjithë ata, të cilët kanë zënë prona shtetërore, që të largohen, ndryshe do të përdorë forcën. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka qenë dje në fshatin Ferras, komuna Grabian e rrethit të Lushnjes, në kuadër të aksionit të Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për lirimin e tokave të zaptuara publike. Në një takim me banorët e zonës si dhe me drejtuesit vendor, Panariti shprehu vendosmërinë e Ministrisë që drejton si dhe të giithë qeverisë për zbatimin e ligjit dhe respektimin e shenjtërisë së pronës.
“Prona është e shenjtë dhe ne jemi një shtet, i cili respekton të drejtën mbi pronën, mbi pronën private por edhe mbi pronën shtetërore. Prona shtetërore është pronë publike, është pronë që i takon popullit shqiptar dhe nuk i takon individit. Shteti ka të drejtën të reklamojë të drejtat e tij mbi pronën shtetërore. Siç jemi të vendosur që të gjithë përfituesëve nga ligji 7501 ne t’u japim çertifikatën e pronës, jemi të vendosur që shteti të ushtrojë të gjithë të drejtën e tij mbi pronën shtetërore, sepse ajo është pronë e popullit shqiptar”, tha ai.
Ajo pronë mbetet e hapur për investitorë nga brenda dhe jashtë vendit, për të krijuar biznese bujqësore, për të krijuar vende pune, të cilët do të bëjnë të mundur të shtojnë numrin e të punësuarve dhe të krijojnë të ardhura për ekonominë kombëtare, shtoi ai. Prandaj, ne nuk jemi në konflikt me ju, ne jemi në sinkron me ju dhe ne të gjithë flasim me një zë për shtetin e së drejtës, ky është shteti i së drejtës, shteti që respekton të drejtat mbi pronën private por edhe mbi pronën shtetërore”, tha Panariti në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.
SubvencioniTë gjithë fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera me ngrohje do ta përfitojnë karburantin 40% më lirë. Këtë e ka shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se një nismë e tillë synon të rrisë prodhimin bujqësor. Ministri Panariti tha se “për çdo dynym serë me ngrohje, fermerët do të përfitojnë në dorë 100 mijë lekë kur ngrohja bëhet me naftë dhe 80 mijë kur përdoret mazut”. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe për masën e përfitimit nga fondi i programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2014, i cili është rritur në masën 70% në krahasim me vitin e kaluar.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (print) 06.06.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit në shtëpi u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29